Shpella e Flladit në Malishevë, një atraksion i ri turizmi

Shpella e Flladit ndodhet në fshatin Panorc të Komunës së Malishevës në Kosovë.

Ky atraksion i veçantë ndodhet në afro 800 metra lartësi mbidetare.

Interesante është historia se si i mbeti emri kësaj shpelle, e cila së fundi ishte e mbushur me ujë si shkak i vërshimeve. Ajo mund të shndërrohet në një atraksion edhe për vizitor të tjerë krahas banorëve të zonës. Megjithatë për këtë shpellë ende nuk janë kryer matje ekzakte dhe mendohet që thellësia e saj të jetë në zona të ndryshme deri në 1 mijë metra.

Peizazhi i bukur që ofron natyra përreth kësaj shpelle është një tjetër veçori e fshatit Panorc të Malishevës, përfshirë edhe burimin e ujit që njihet si “Vrellë”

Shpella e Flladit është zbuluar në vitet ’90