Agjencia Shtetërore për Shpronësim ka shpallur kërkesën “Për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Miratimi i masterplanit strategjik Durrës-Porto-Romano 2030, faza 1-Studimi i Fizibilitetit për ndërtimin, përditësimin dhe zgjerimin e infrastrukturës portuale të portit të integruar të Durrësit në Porto-Romano”.
Subjekti kërkues i këtij projekti është Autoriteti Portual Durrës. Me anë të këtij publikimi kërkohet të vihen në dijeni personat e prekur nga ky shpronësim për interes publik, për pasuritë e paluajtshme, pronë private, të cilat do të kompensohen sipas vlerësimit paraprak të llogaritur, për pasuritë e llojit “arë”.
Vlera totale paraprake e shpronësimit është 821,355,192.4 (tetëqind e njëzet e një milionë e treqind e pesëdhjetë e pesë mijë e njëqind e nëntëdhjetë e dy pikë katër) lekë.