Shqipëria barazon me Cekinë, mban akoma vendin e dytë

Kombëtarja shqiptare ka barazuar sot në Pragë me shifrat 1-1 përballë Çekisë në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.

Në një ndeshje shumë të luftuar, kuqezinjtë i kanë lejuar pakgjë vendasve, teksa kanë rrezikuar sidomos me kundërsulmet e tyre drejt portës, me Asanin e Cikalleshin që nuk shfrytëzuan rastet që iu shfaqën.

Në pjesën e dytë, Berisha u mposht nga një gol i cili u akordua vetëm nga VAR dhe për disa minuta ishin vendasit në kontroll. Por Bajrami nxori nga repertori i tij një tjetër gjuajtje spektakolare, duke barazuar shpejt shifrat për të rihapur takimin.

Në vijim disa kundërsulme mund të sillnin edhe golin e fitores të skuadrës së drejtuar nga Silvinjo. Por në fund kuqezinjtë u desh të kënaqen me një barazim 1-1 që na mban në vendin e dytë në grupin e kualifikueseve.