Shqipëria e Silvinjos thyen Bullgarinë në Air Albania Stadium

Shqipëria e trajnerit Silvinjo është e destinuar mesa duket që të thyej rekorde dhe barriera që i kanë mbajtur të ndryshuar kuqezinjtë për dekada me radhë. Pas rënies së mitit të pathyeshmërisë së Polonisë dhe Çekisë me Shqipërisë, sonte e ka pasur radhën Bullgaria, edhe pse në ndeshje miqësore, që të mundet më në fund nga Shqipëria. Pas 73 vitesh kuqezinjtë arrijnë që të fitojnë ndaj Bullgarisë. Për herë të fundit Shqipëria kishte fituar ndaj bullgarëve po në një ndeshje miqësore, pikërisht më 4 qershor 1950 në shifrat 2-1. Natyrshëm lind pyetja: Kush e ka radhën?