Shqipëria fiton miqësoren e parë – Broja, Asani dhe Muçi vulosin suksesin përballë Lihtenshtejnit

Shqipëria ka mundur me shifrat 3-0 Lihtenshtejnin në ndeshjen e parë miqësore përgatitore para Euro 2024.

Ashtu siç pritej në këtë sfidë, trajneri Silvinjo ka bërë disa ndryshime në formacion, duke parë edhe cilësinë e kundërshtarit që kishte përballë. Shqipëria e luajti gjithë ndeshjen në sulm, në kërkim të golave, duke mbyllur pjesën e parë me avantazhin minimal 1-0 falë Brojës e në të dytën duke thelluar rezultatin në 3-0 me rrjetat e tundura nga Asani e Muçi.

Një test kontrolli për të ndezur motorët e përgatitjeve dhe për të parë gjendjen fizike të lojtarëve më shumë se sa për të provuar diçka taktikisht në funksion të Europianit ku cilësia e kundërshtarëve do të jetë plotësisht e ndryshme.