Shqipëria/ Hua 80 Mln Dollarë për financat publike

Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka miratuar të martën marrëveshjen përmes së cilës Shqipëria do të përfitojë një hua prej 80 milionë dollarësh nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim.

Zëvendësministrja e Financave Adela Xhemali tha se huaja ka për qëllim zhvillimin e projekteve për politikat fiskale, rritjen e transparencës së financave publike e mbështetje për rritjen ekonomike.

Huaja 80 milionë dollarë i është ofruar Shqipërisë me kushte preferenciale dhe me norma shumë të ulëta interesi.

GELDTrade.al