Marrja e një vize Shengen, për të udhëtuar në cilindo nga 27 shtetet aktuale anëtare të Zonës Shengen, është bërë një sfidë për shumë njerëz, jo vetëm për shkak të mungesës së vendeve për aplikime për viza, por edhe për shkak të shkallës së lartë të refuzimit, e cila në vitet e fundit është rritur.
Rreth 18 % e aplikimeve për viza Shengen në mbarë botën, u refuzuan në vitin 2022, tregojnë statistikat e sapo publikuara të vizave Shengen. Kjo do të thotë se një në pesë aplikantë, ka marrë përgjigje negative.
Ana negative e marrjes së një vize Shengen, që është e vlefshme për gjashtë muaj, një vit ose më shumë, është se ju nuk mund të qëndroni në Zonën Shengen gjatë gjithë kohës së vlefshmërisë së vizës. Por, keni të drejtë të qëndroni vetëm për një total prej 90 ditësh, çdo 180 ditë.
Megjithatë, një vizë Shengen, ndonëse e lëshuar ekskluzivisht vetëm nga anëtarët e Zonës Shengen, i jep mbajtësit të saj mundësinë për të udhëtuar në 17 vende të tjera të botës, shumica e tyre në Europë, të cilat nuk janë pjesë e zonës pa kufij.
Faqja zyrtare e vizave Schengen, ka zgjedhur pesë nga këto vende, të cilat janë destinacioni i përsosur për ju për të kaluar pushimet tuaja verore, nëse tashmë keni kaluar periudhën e lejuar në Shengen.
- Shqipëria
- Bullgaria
- Mali i Zi
- Meksika
- Turqia