Shqipëria “pa fat”, munguan vetëm golat përball Italisë

Kombëtarja shqiptare e futbollit është mundur me shifrat 3-1 në miqësoren përballë Italisë të luajtur në “Air Albania”. Pritej spektakël nga tifozët që kishin mbushur tribunat dhe ai nuk ka munguar, pasi sfida ishte entuziazmuese me raste, gola dhe shtylla e traversa të goditura. Kuqezinjtë ishin të parët që shënuan me anë të Ismajlit duke dhënë iluzionin se mund të merrnin rezultat ndaj Kampionëve të Europës në fuqi.

Por mjaftuan pak minuta që skuadra italiane të vinte nën kontroll sfidën duke shënuar fillimisht me anë të Di Lorencos e më pas me Grifon. Në një ndeshje shumë entuziazmuese edhe në pjesën e dytë, Grifo shënoi edhe golin e tretë për italianët të cilët dolën nga “Air Albania” me një sukses të merituar, në një mbrëmje ku kuqezinjtë dhuruan shumë në të dy anët e fushës.