Shqiptarët të fundit në Europë për njohuritë financiare

Tre shtetet më të edukuara financiarisht janë Norvegjia dhe Suedia dhe Danimarka, të treja me 71%.

Shqipëria, edhe në këtë listë, gjendet në fund të saj. Vetëm 14% e shqiptarëve kanë aftësi për të kuptuar dhe përdorur në mënyrë efektive asete të ndryshme financiare, duke përfshirë menaxhimin financiar personal, buxhetimin dhe investimin.

Edhe Kosova renditet më mirë se Shqipëria, me 20% ndonëse në fund të listës, së bashku me shtete si Turqia 24%, Portugalia 26%, Maqedonia e Veriut 21%.