Shqiptarët “arratisen” jashtë për festat e fundvitit: Dubai e Stambolli destinacionet më të preferuara

Si çdo vit, shqiptarët zgjedhin që për festa e fundvitit të arratisën jashtë vendit. Sipas tur-operatorëve turistikë, ndryshe nga vite më parë, të kushtëzuar edhe nga masat e shteteve europiane për shkak të Covid, Dubai dhe Stambolli kanë shënuar një rritje të prenotimeve nga shqiptarët.

“Situata mbetet e qartë dhe pa ndryshime në ato vende në ato vende ku është e mundshme udhëtimi i shqiptarëve, Dubai dhe Stambolli. dhe lëvizjet janë shumë më të mëdha se çdo vit tjetër se çdo vit tjetër pasi kanë marrë edhe fluksin e atyre destinacioneve të tjerave”.

Edhe vendet e rajonit nuk mbeten pas.

Të huajt të paktë në numër, për shkak masave kufizuese në rritje në Europë, nga qarkullimi i variantit Omicron, kanë zgjedhur Shqipërinë për festimin e ndërrimit të viteve.

Me Italinë dhe Greqinë, përveç turizmit ndërkombëtar, shqiptarët bëjnë turizëm edhe për të lëvizur tek të afërmit e tyre, por që prej dy vitesh lëvizja është e vështirë për shkak të masave kufizuese.