Plot 17 miliardë lekë janë të ardhurat e kompanive të sigurimit në vend për 9 muajt e parë të vitit. Krahasuar me një vit më parë kjo shifër njeh rritje, Por edhe shifrat për dëmet bruto të paguara nga këto kompani, njohin rritjet.
Edhe gjate 9 muajve të parë të këtij viti Shqiptaret kane derdhur më shumë para për sigurimet e automjeteve sesa për jetën dhe pronat.
Sipas te dhënave të publikuara nga Autoritetit Mbikëqyrjes Financiare për periudhën janar-shtator janë 17 miliardë lekë të ardhura në sektor, 10 % më tepër krahasuar me një vit më parë.
Rritje po ashtu kanë shënuar edhe dëmet e paguara nga kompanitë e sigurimeve. Ato arritën në shifrën e 4 miliardë e 918 milionë lekë dëmshpërblim, duke kaluar me 3,05 % detyrimet bruto të shlyera krahasuar me muajin janar-shtator 2022.
Zërin kryesor të këtyre dëmshpërblimeve e zënë sigurimet motorike, dëmet e paguara shkojnë në vlerën e 3 miliardë e 535 milionë lek.
Ajo çka vihet re ne raport është se edhe kontributet ne sigurime për prona dhe te tjera rezultojnë me te larta se ajo për shëndetin me rreth 19%.
Edhe sigurimi i detyrueshëm për targat e makinave te shqiptare qe jetojnë jashtë territorit se republikës së Shqipërisë kane shënuar rritje me 2.26%, kjo edhe për shkak të rritjes së numrit të kontratave.