Shtepitë e rindërtimit nuk mund të shiten

Agjentët e konstruksionit të GELDTrade bëjnë me dije se Kryebashkiaku i Shijakut ka sqaruar sipas versionit të tij vendimin e qeverisë lidhur me të drejtën e kalimit të pronësisë së qytetarëve që përfitojnë shtëpi nga rindërtimi.

Arbana thotë se çdo familje ka të drejtën e pronësisë mbi banesën që përfiton, por sqaron se nga momenti i ndërtimit deri te dorëzimi i çelësave do të jetë bashkia ajo që t’i ketë në pronësi për t’i shpërndarë më pas në bazë të dosjeve me të drejta të plota te familjet e prekura. “Çdo familje që ka përfituar, apo do të përfitojë një banesë individuale nga Programi i Rindërtimit ka të drejta të plota mbi pronësinë e banesës. Për 30 pallatet që po rindërtohen pasi të kenë përfunduar si fillim do të jenë në pronësi të bashkisë dhe vetë bashkia e Shijakut do të shpërndajë apartamentet në bazë të dosjeve të plotësuara dhe kritereve të përcaktuara më parë.

Më pas kalojnë në pronësi të familjeve përfituese me të gjitha të drejtat e plota të pronësisë. Rindërtimi është një nga çështjet më të ndjeshme, pasi lidhet drejtpërdrejtë me familjet që kanë kaluar vështirësinë e humbjes së shtëpisë, për këtë e gjithë vëmendja jonë, e Kryeministrit dhe e Qeverisë është të bëjmë më të mirën për këto familje dhe deri tani ia kemi arritur” shkruan ai. Vendimi theksonte se për aq kohë sa marrëveshja mes palës së parë, që është shteti dhe palës së dytë që është përfituesi do të jetë në fuqi, pasuria, pra shtëpia, objekt i kësaj marrëveshjeje, nuk mund t’i premtohet, t’i jepet në përdorim apo t’i shitet një pale të tretë. Kryebashkiaku sqaroi se kjo bën fjalë deri në momentin kur dorëzohen çelësat më pas, qytetari përfitues ka të drejta të plotë mbi banesën.

GELDTrade.al