Shtëpiza familjare përrallore në përqafimin e pyllit

Firma arkitekturore “Aoe project team” projektoi shtëpi pemësh fantastike që bashkohen me pyllin

Shtëpizat u ngritën në një lartësi prej 5 metrash, duke e bërë lartësinë të harmonizuar me kurorat e pemëve.

Duke parë nga dritarja, shihen pemë të harlisura që u japin njerëzve përvojën e të jetuarit në xhungël.

Ky kompleks hoteli ndodhet në Gullin, një qytet i famshëm turistik kinez. Përbëhet nga 15 njësi të veçanta, secila me një formë dhe dukje katrore ndryshe.

Për një tip shtëpize, me një sipërfaqe prej 27m2, zona e aktiviteteve kryesore është e përqendruar në katin e parë, ndërsa kati i dytë është i ndarë dhe i hapur, duke e bërë atë ideal për lojën e fëmijëve.

Për llojet e tjera të shtëpizave, dhoma e gjumit e fëmijëve është në katin e dytë, ndërsa kati i parë është i rezervuar për dhomën e ndenjes dhe dhomën e gjumit për të rriturit.

Ky lloj i shtëpizave ka një sipërfaqe prej përafërsisht 45m2. Në hapësirën e brendshme kati i parë dhe i dytë lidhen me shkallë dhe me një tarracë që u lejon fëmijëve të luajnë në çdo hapësirë që ata zgjedhin.

Për të krijuar një hapësirë edhe më të madhe për fëmijët që të argëtohen gjatë pushimeve, u krijua një lloj shtëpie që përdor një tobogan në natyrë për t’u lidhur me katin e parë dhe të dytë.

Një bukuri të veçantë tregojnë edhe shtëpitë që kanë çati artificiale prej kashte, të lakuar, me pamje organike, të ngritura nga toka.

Përgjatë rrugëve gjarpëruese prej druri, ju vini në shtëpi në pozicione të ndryshme. Në të njëjtën kohë, rrugët janë të lidhura me restorante dhe ambiente të tjera të përbashkëta për fëmijët dhe prindërit që përmban kompleksi.

Ura e sipërme dhe struktura e apartamentit lejojnë ngritjen maksimale të katit përdhes duke reduktuar ndikimin në mjedis, si dhe krijon një kopsht të bukur panoramik.

Ky vendpushim unik ku dizajni dhe arkitektura përzihen në mënyrë harmonike me mjedisin natyror dhe xhunglën, me siguri do të mundësojë që njerëzit të pushojnë me familjen e tyre midis majave të pemëve dhe të marrin frymë të re, energji pozitive.