Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi dje pas mbledhjes së qeverisë se edhe pse rritja e pagave për administratën u shty për 1 muaj, punonjësit dhe zyrtarët e saj do marrin në qershor shtesën për muajt prill dhe maj.
“Duke qënë se kjo reformë nuk është e lehtë, ne deshëm pak më shumë kohë për të nxjerrë një udhëzim të qartë për mënyrën e përllogaritjes.
Dua të them se nuk ka asnjë ndryshim në koefiçentin e miratuar më herët nga qeveria dhe nuk ka asnjë ndryshim në afatet e miratuara.
Në pagën e radhës, administrata do të marrë shtesat e miratuara për muajin prill dhe maj dhe më pas me buxhetin e vitit 2024 do të marrë dhe shtesën e dytë”, deklaroi fillimisht ministrja.