Shteti paguan 70% të vlerës së paneleve, ja kostot që duhet të paguhen nga familjet

Faza e dytë e programit të suybvencionimit të paneleve diellore për 2 mijë familje të tjera shqiptare pritet të nisë në fillim të vitit të ardhshëm. Por sa do të përfitojnë familjet shqiptare nga kjo skemë? SCAN ka bërë përllogaritjen e përfitimeve

Teksa skema e subvencionimit të paneleve diellore për ngrohjen e ujit do të aplikohet edhe në vitin 2024, TV SCAN ka përllogaritur kostot që do të duhet të përballohen nga konsumatorët familjarë, në formën e bashkëfinancimit. Kjo, duke mbajtur në konsideratë se subvencionimi përfshin 70% të vlerës, ndërsa pjesa tjetër prej 30% do të duhet të paguhet nga abonentët, në momentin që do të marrin konfirmimin nga Agjencia e Eficenicnës së Energjisë pas dorëzimit të dokumenteve të aplikimit.

Kështu, referuar listës së subjekteve të kualifikuara vitin që shkoi, për ofrimin e shërbimit të shitjes dhe instalimit të paneleve diellore për ngrohjen e ujit, mesatarisht një panel shkon 130 000 lekë, nga të cilat 70% apo 91 mijë lekë do të mbulohen nga shteti. Ndërkohë që, pjesa tjetër, prej 39 mijë lekë janë kosto që do të duhet të paguhen nga familjet e interesuara për të përfituar.

Skema për nxitjen e përdorimit të paneleve diellore për ngrohjen e ujit nga klientët familjarë synon reduktimin e konsumit të energjisë elektrike dhe përmirësimin e furnizmit me ujë të ngrohtë sanitar, si dhe reduktimin e emetimeve të CO2. Sipas një studimi të realiziuar nga Enti Rregullator i Energjisë kosotja për ngrohjen e ujit zë 19% të faturës së energjisë elektrike./ Scan Tv