Si do të ndryshojnë shtëpitë tona në 10 vitet e ardhshme

Disa detaje ndryshe, disa risi ishin shfaqur që para karantinës, por pandemia vetëm sa e shtoi nevojën për to.

Si do të ndryshojnë shtëpitë tona në 10 vitet e

Më shumë rëndësi natyrës

Ndërtimet e reja do të jenë me dritare të mëdha, me dyer të mëdha xhami dhe me gjelbërim para shtëpisë. Ballkoneve dhe tarracave do t`u kushtohet rëndësi e madhe, se asnjëherë s`i dihet një karantine të dytë. Pandemia i bëri të gjithë të kuptojnë se shtëpia nuk është hotel.

Si do të ndryshojnë shtëpitë tona në 10 vitet e

Do të ketë një rikthim tek shtëpitë private.

Shtëpitë do të kenë palestër, në mos palestër hapësira kastile për t`u ushtruar dhe për të bërë joga. Njerëzit gjithmonë e më shumë kanë nevojë për hapësira për të medituar dhe reflektuar.

Si do të ndryshojnë shtëpitë tona në 10 vitet e

Shtëpitë do të kenë më shumë lavamanë për të larë duart. Vetëm ai në tualet nuk do të jetë i mjaftueshëm. Lavamani i parë mund të jetë që në hyrje të shtëpisë. Gripi spanjoll në vitet 1918 i ndryshoi disa gjëra rreth higjienës dhe koronavirusi do bëjë të vetën.

Si do të ndryshojnë shtëpitë tona në 10 vitet e

Mobiljet do të zvogëlohen. Kolltuk më i vogël, divan më i vogël, tavolinë më e vogël. Janë më tërheqëse dhe elegante për sytë.

Brezat do të ribashkohen. Do vijë sërish koha e familjeve të mëdha dhe prindërve që shkojnë tek fëmijët, ose fëmijëve që rikthehen tek prindërit. Shtëpitë do të kenë më shumë dhoma gjumi për të pasur hapësirën e tij çdokush.

Si do të ndryshojnë shtëpitë tona në 10 vitet e

Do t`i kushtohet më shumë rëndësi cilësisë. Njerëzit do jenë më të kujdesshëm me blerjet për të mos blerë më të lirën, por më të mirën, edhe pse me një çmim më të lartë.

Si do të ndryshojnë shtëpitë tona në 10 vitet e

Muret dhe mobiljet do të kenë forma të harkuara. Psikologjia e formave thotë se skajet me forma të rregullta përfaqësojnë rregullin dhe disiplinën, format e rrumbullakëta dhe organike ngjallin harmoni dhe ngrohtësi.

Si do të ndryshojnë shtëpitë tona në 10 vitet e

Puna nga shtëpia do të shtohet ndaj në to do të ketë hapësira studioje dhe zyre.