Si llogaritet taksa për shitjen e pronës

Si llogaritet taksa për shitjen e pronës dhe a do më duhet të paguaj mua si shitës?

Konsulentët imobiliar të GELDTrade thonë se kjo është pyetja më e shpeshtë që na bëjnë shitësit e pasurive të paluajtshme gjatë punës sonë të përditshme. Prandaj, po ju shpjegojmë sesi llogaritet taksa per shitjen e prones dhe nëse do paguani apo jo dhe sa kur të mendoni të shisni pronën tuaj.

Cfarë është taksa per shitjen e prones

Taksa e fitimit për shitjen e pasurive të paluajtshme është një detyrim i cili nuk mund të anashkalohet. Ajo paguhet nga shitësi, pra nga pronari që po shet pronën dhe blerësi nuk ka asnjë detyrim. Vlera e pagesës ndryshon në varësi të pronës që ju po shisni natyrisht.

Shpjegimi i mëposhtëm nga ana jonë është bërë bazuar në udhëzimin e përbashkët të Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Financave ku përcaktohet sesi kalohet tatimi i kalimit të së drejtës së pronës së pasurive të paluajtshme.
Bazuar në të, diferenca pozitive e vlerës në shitje dhe vlerës në blerje të pasurisë së paluajtshme do konsiderohet si fitim dhe do tatohet 15%.
Pra, nëse dikush ka blerë një apartament me vlerë 10 milionë lekë dhe e shet atë për 12 milionë lekë, ky person do paguajë 15% të fitimit prej 2 milionë lekësh, pra 30000 lekë të reja, ose 300 mijë lekë të vjetra.
Në rastin kur cmimi i shitjes që është rënë dakort midis palëve dhe është vendosur në kontratën e shitjes është më i ulët se cmimi i references, atëherë si vlerë shitjeje do të merret kjo e fundit.

Shembull: Nëse një individ e ka blerë apartamentin me vlerë 10 milionë lekë dhe e shet me 11 milionë lekë, por cmimi i referencës është 12 milionë lekë, tatimi llogaritet 15% * (12 milionë-10 milionë lekë)= 300 mijë lekë.

Rasti kur prona është e rivlerësuar

Pronarët që kanë bërë rivlerësimin e pasurive të tyre të paluajtshme në ZVRPP kanë përfitim duke qenë se si vlerë merret vlera e dalë nga rivlerësimi i pasurisë se paluajtshme.

Shembull: Nësë një person e ka rivlerësuar pronën e tij/saj në vlerë 6 milionë lekë në vitin x, dhe e shet atë 5.5 milionë lekë, vlera e shitjes merret vlera më e madhe, pra ajo e rivlerësimit në këtë rast. Nëse cmimi i referencës është i njëjtë me të rivlerësimit, shitësi nuk ka tatim për të paguar: (6 milionë lekë-6 milionë lekë)* 15%=0 lekë.
Nësë cmimi i referencës është më i lartë se i rivlerësimit (sepse varet në cilin vit është bërë rivlerësimi dhe sa kanë ndryshuar cmimet e referencës që nga ajo kohë), atëherë llogaria bëhet (cmimi i referencës – cmimin e rivlerësimit)* 15%, që natyrisht do jetë më i ulët sesa rasti kur mund të mos keni bërë fare rivlerësim të pronës.

GELDTrade.al