Agjentët imobiliar të GeldTrade në bazë të një studimi që kanë bërë arrinjë në përfundimin se dikur ishin rrobat ato që përcaktonin stilin tonë, por sot janë shtëpitë, të cilat po bëhen gjithmonë e më shumë ajo çfarë ne pëlqejmë të ekspozojmë. Kërkoni me hashtagun #interiordesign në Instagram dhe do t’ju dalin gati 90 milionë postime, me dhoma të kuruara në mënyrë të përsosur. Sfera private e shtëpisë tonë, që dikur ndahej vetëm me më të afërmit, sot është bërë publike.

Edhe pse Instagrami të jep një frymëzim të ri për mobilimin e shtëpive, shumë pak prej nesh jetojnë në shtëpi që i kanë në zotërim, pra pronarë të saj. Rritja e çmimeve të shtëpive, ka çuar që shumica e njerëzve në Europë dhe SHBA të jetojnë me qira. Vetëm 37% të amerikanëve të moshës 24-35 vjeç zotërojnë shtëpinë e tyre, krahasuar me 43% në 2005. Në Mbretërinë e Bashkuar kjo është edhe më e ulët, me vetëm 34% të njerëzve të së njëjtës grupmoshë zotërojnë pronë, krahasuar me 55% në 1996.
Është e qartë që shtëpitë antike po merren me qira më shumë, megjithatë dëshira për ta mobiluar vetë shtëpinë është po prapë e madhe. Nëse dikur ishte perfekte të merrje një shtëpi me dhomë ndenjejë që ishte e madhe dhe kishte dritën e duhur, sot kjo nuk është më shije e të rinjve. Të rinjtë, gjithnjë e më shumë po gjejnë zgjidhje më të përkohshme, për ta bërë shtëpinë me qira, të përshtatshme me stilin e tyre.

Për disa qiramarrës të rinj, personalizimi i një shtëpie është akoma një hap jo i sigurt. Por tre vitet e fundit, dhe shitësit me pakicë të tregut masiv si Zara, ASOS dhe H&M kanë filluar të shesin artikuj të vegjël si vazo, jastekë dhe qirinj që janë të thjeshtë për t’u përfshirë në një hapësirë të mobiluar tashmë. Brown aktualisht është duke punuar në një gamë të produkteve të lëvizshme për qiramarrësit.

Disa biznese tani ofrojnë edhe kompletimin e shtëpive me mobilje për muaj, dhe kjo u jep pronarëve mundësinë për të tërhequr qiramarrësit për të marrë pronat e tyre duke u ofruar mundësinë për të rregulluar si duan hapësirën e tyre të përkohshme.
Fashion Furniture Rental, me seli në Kaliforni është një biznes që ofron mobilje dhe elektro-shtëpiake me qira. Edhe pse kompania ka ndihmuar tradicionalisht në veshjen e projekteve të akomodimit për studentët dhe ushtarët, ajo ka gjithnjë e më shumë interes nga qiramarrësit e rinj.
Ndërsa tregu i tyre zhvendoset drejt qiramarrësve më të përqendruar në stil, kompanitë që ofrojnë artikuj me qira janë të prirura të përshtatin modelin dhe artikujt e tyre në ofertë, në përputhje me rrethanat.
Marrja me qira e mobiljeve të shtëpisë tuaj mund të duket e kushtueshme, kur do ta personalizosh atë, por gjithnjë e më shumë është një zgjidhje për qiramarrësit e rinj me stil, të ndërgjegjshëm që nuk shohin vlerën e investimit në pjesë të përhershme për një pronë me qira.

Grillo ka arritur të mobilojë shtëpinë e saj me qira sikur e donte, plot ngjyra, dhe fotot i ka ndarë në rrjete sociale. Ajo thotë se sfida më e madhe e mobilimit kur ke shtëpinë me qira, është bërja e diçkaje që mund t’ju humbasë kaparin.
Grillo përjetoi dobësitë e investimit të kohës dhe parave në një pronë, duke rënë viktimë e natyrës së pasigurt të tregut me qira, kur pronari i saj vendosi ta shiste shtëpinë e saj të mëparshme.
Në përpjekje për të gjetur qëndrueshmëri, qiramarrësit e vjetër po krijojnë një ndjenjë të shtëpisë në mënyrë gjithnjë e më krijuese. Shumë prej tyre nuk janë të gatshëm të bëjnë kompromis për rehati dhe ndjeshmëri estetike, edhe pse qëndrimi aty do të jetë i përkohshëm.









