Si ta bëni biznesin tuaj të shfaqet në Google Maps

Google mbetet elementi kryesor për hapësirën tuaj online. Sigurisht, Facebook dhe Amazon po mundohen të marrin një pjesë të search-it, por që nga korriku i vitit 2019, Google ka dominuar 90% të të gjitha kërkimeve online.

Bukuria e këtij lloji të kërkimeve në Google është që është e gjitha falas. Konsulentët e marketing-ut të GELDTrade na bëjnë ne dije se reklamimi i paguar funksionon, por nuk është e vetmja mënyrë për të marrë klikime dhe konsumatorë. E keni vënë re se si disa biznese dhe sipërmarrës janë gjithmonë menjëherë poshtë reklamave të paguara në Google Maps, dhe disa të tjerë nuk shfaqen fare? Ata që shfaqen bëjnë këto katër gjëra më mirë se çdokush tjetër.

Para se të futemi në tasqe specifike, është e rëndësishme të dimë që biznesi nuk do shfaqet në Google Maps nëse nuk ndërtoni një profil në Google My Business (GMB) për çdo lokacion. Kërko në Google frazën “Google My Business” për të gjetur një link të drejtpërdrejtë që të ndërtoni profilin në GMB.

  1. Sa më shumë foto

Duhet të ngarkoni foto relevante dhe kjo nuk thuhet mjaftueshëm. Nuk keni pse merrni një fotograf profesionist, kamerat e telefonit funksionojnë po aq mirë.

Bëni sa më shumë foto të ambientit që të mundeni. Sigurohuni të riemëroni çdo foto me emrin e biznesit dhe çfarë duket në foto. Kur një emër dosjeje i vendoset një imazhi, zakonisht del si: “1074738img.jpg.” Vendosjani një emër të ri pasi kjo ndihmon Google të kuptojë lehtësisht se çfarë ndodhet në foto dhe ndihmon algoritmin për të dërguar rezultate më të sakta.

  1. Lidheni profilin tuaj në Google Maps

Google i pëlqen shumë kur përdorni ‘tools’ të tjera të tyre. Një prej mënyrave më të shpejta dhe të lehta për të dërguar sinjale tek Google që profil juaj në GMB po merr trafik, është duke shfrytëzuar trafikun ekzistues në faqen tuaj. Lidheni Google map në site-n tuaj. Sa herë që dikush viziton faqen e biznesit, shikojnë edhe GMB. Google e kupton këtë edhe nëse vizitori nuk e klikon hartën.

Kërkojeni biznesin në Google Maps. Kur ta gjeni, klikoni në opsionin “share” dhe selektoni “embed map”. Kopjoni atë kod dhe vendoseni në faqe në të njejtën mënyrë që do vendosnit një video të YouTube.

  1. Reviews

Sa më shumë klikime që merr profili juaj, aq më shumë do shfaqet në rezultate tek Google Maps. Sa më shumë reviews të merrni, aq më shumë njerëz do klikojnë tek profili juaj. Kjo njihet si “social proof”

Kërkoni reviews nga konsumatorët, klientët, përkrahësit, miqtë dhe familjarët. Marrja e reviews është art. Mos u çuditni apo ofendoheni nëse duhet të kërkoni për revieë më shumë se një herë.

  1. Informacione të sakta

Sigurohuni që numri i telefonit, faqja, dhe orari janë të përditësuara. Testoni çdo link dhe çdo numër që vendosni, dhe sigurohuni që funksionojnë siç duhet. Eksperienca e konsumatorit ka shumë vlerë dhe sa më shumë që e mban një konsumator në profilin e GMB, aq më të vlefshëm jeni në sytë e Google.

Google do të dërgojë rezultatet më të mirë dhe më relevante tek konsumatori. Kanë pafund tools dhe sinjale online që u tregojnë cilat janë rezultatet e duhura për t’u shfaqur. Sa më shumë konkurrencë që ka tek fusha ku vepron biznesi juaj, aq më i plotë dhe profesional duhet të jetë profil juaj në GMB. Nëse profil në GMB nuk është i plotë, ka informacione të pasakta apo nuk ka foto të biznesit tuaj, me shumë mundësi nuk do shfaqeni.

Përdorni këto këshilla për të saktësuar profilin në Google My Business dhe Google Mpas që të fitoni ekspozim më të madh në audiencë.

GELDTrade.al