Si ta kuptojmë nëse jemi spiunuar përmes Whatsapp?

Hulumtuesit kanë zbuluar se spyware, një term anglisht për softuer spiunazhi, mund të instalohet në pajisjet Android dhe iOS me vetëm një telefonatë nëpërmjet Whatsapp.

‘Infeksioni’, shpjegojnë hulumtuesit, ndodh edhe nëse objektivi nuk i përgjigjet thirrjes. Për të kuptuar nëse ju jeni nënshtruar një mase survejimi përmes të njëjtit lloj sulmi, duhet të keni vënë re në të kaluarën disa thirrje “të çuditshme” në Whatsapp.

Siç u përmend më lart, sulmuesit kanë qenë prej kohësh në gjendje të transferojnë spyware duke përdorur funksionin e thirrjes së aplikacionit të mesazheve të menjëhershme. Sipas studiuesve, regjistri i thirrjeve shpesh është anuluar sapo ka ndodhur ‘infeksioni’: në këtë rast e vetmja mënyrë për ta vërejtur do të kishte qenë kapja e thirrjes në momentin që ka ndodhur.