Si ta kuptoni besueshmërine e një punonjësi? E thjeshtë fare, mjafton…

Nëse nuk jeni një sipërmarrës i vetëm, duhet të jeni në gjendje të mbështeteni te kolegët tuaj për të siguruar sukses. Keni nevojë për reagime të mira nga të tjerët. Ju duhet të përdorni rezultatet e punës së njerëzve të tjerë në projektet tuaja. Reputacioni dhe avancimi juaj në një organizatë do të varet shumë nga ajo që njerëzit e tjerë thonë për ju. 

Pra, si ta kuptoni se tek cilët kolegë mund të mbështeteni dhe cilët të shmangni? 

Shikoni se sa të përgjegjshëm janë ata 

Kur po përpiqeni të përfundoni një projekt, keni nevojë për njerëz që çojnë deri në fund atë që marrin përsipër për të bërë dhe e bëjnë punën e tyre me përpikmëri- domethënë, ju po kërkoni njerëz që kanë personalitet të lartë të ndërgjegjes.

Ka disa sinjale që mund të përdorni për të përcaktuar nëse keni të bëni me dikë që është i përgjegjshëm. Së pari, ata do të kenë një reputacion në zyrë si dikush që i kryen gjërat. Pra, do të dëgjoni për njerëzit që gjithmonë duken se përmenden nga të tjerët si pjesë e projekteve të suksesshme. 

Gjithashtu, do të shikoni nivelin e tyre të kujdesit në të gjitha produktet e tyre të punës. Një bashkëpunëtor, që vazhdimisht shkruan gabim emrat e kolegëve ose klientëve, për shembull, nuk merr përgjegjësi për detaje të rëndësishme. Këto gabime të vogla janë një sinjal se do t’ju duhet të kontrolloni me kujdes punën e këtij personi. 

Së fundi, ju dëshironi të angazhoheni me njerëz që menaxhojnë ngarkesën e tyre të punës në mënyrë efektive. Kolegët që thonë “po” për çdo gjë nuk do të jenë në gjendje të përmbushin të gjitha angazhimet e tyre. Në vend të kësaj, ju dëshironi të angazhoheni me njerëz që tregojnë se mund të kenë përparësi, në mënyrë që kur t’u kërkoni ndihmë, ta dini se do ta merrni atë. 

Shikoni si ndërveprojnë me të tjerë

Një tjetër element kyç i besimit është se ju do të merrni meritë për përpjekjet tuaja. Ndonjëherë, përpjekjet tuaja janë të dukshme, por shpesh (veçanërisht në fillim të karrierës suaj), ju do të jeni pjesë e përpjekjeve të rëndësishme grupore që paraqiten nga dikush në organizatë që është më i vjetër. 

Dëgjoni me kujdes se si njerëzit përgjegjës për punën e një ekipi flasin për kolegët e tyre. A përmendin vazhdimisht njerëz të tjerë që luajtën role të rëndësishme në përfundimin e projekteve? Kur ata flasin në atë mënyrë në mënyrë rutinore, mund të ndiheni të sigurtë se ata gjithashtu do të sigurojnë që ju të merrni meritën për përpjekjet e rëndësishme që keni bërë në projektet e ekipit. 

Në mënyrë të ngjashme, dëgjoni mënyrën se si njerëzit flasin për dështimet. Është e rëndësishme që drejtuesit të mbrojnë ekipin e tyre nga një projekt i dështuar. Një udhëheqës mund të punojë për të zhvilluar dikë, aftësitë e të cilit kanë nevojë për përmirësim, por lideri duhet të marrë përgjegjësinë për projektet që shkojnë keq. Kjo do të thotë që ju duhet të jeni të kujdesshëm ndaj drejtuesve që fajësojnë në mënyrë të vazhdueshme të tjerët për dështimet që kanë ndodhur nën mbikëqyrjen e tyre. 

 Dëgjoni çfarë thonë për të tjerë

Mund të jetë kënaqësi të kesh një koleg që përgojon kolegët ose që ankohet për të metat e të tjerëve. Por, ka dy arsye për të qëndruar larg këtyre individëve. 

Së pari, nëse ata po ankohen për të gjithë të tjerët tek ju, ata ndoshta po ankohen për ju te të tjerët. Është më mirë të mos angazhoheni shumë me dikë që në fund merr shumë vëmendje për të thënë gjëra që mund të minojnë reputacionin tuaj. 

Së dyti, këta persona shpesh fitojnë një reputacion në zyrë për helmimin e mjedisit. Njerëzit me të cilët shoqërohen shumë do të “lyhen me të njëjtën furçë”. Për të shmangur dëmtimin e reputacionit tuaj nga shoqërimi, ndoshta është më mirë të qëndroni të qartë dhe larg tyre.