Google kohët e fundit njoftoi planet për të mbyllur llogaritë joaktive të Gmail.
Shërbimi i emailit Gmail është jashtëzakonisht i popullarizuar dhe me miliona abonentë pothuajse çdo ditë, Google detyrohet të mbyllë dhe fshijë llogaritë që janë joaktive ose të përdorura keq.
Kompania njoftoi se ato llogari të Gmail që nuk kanë qenë aktive gjatë dy viteve të fundit do të mbyllen.
Natyrisht, nëse humbni llogarinë tuaj të postës elektronike, ju humbni të gjithë përmbajtjen që ishte e lidhur me të. Këto përfshijnë YouTube, Google Docs, Google Drive, Google Photos dhe më shumë.
Çfarë mund të bësh?
Për të parandaluar fshirjen e llogarisë suaj, gjëja më e mirë që mund të bëni është të riaktivizoni përdorimin e saj. Një nga këto veprime mund të ndihmojë me këtë: