Si të bëhesh milioner pas moshës 30 vjeç

Si të bëhesh milioner është një temë tabu. Të thuash që mund të bëhesh i tillë pa arritur të 30-at duket fantazi. Nuk duhet të jetë tabu, përkundrazi mund të bëhet realitet.

Ja cilat janë 10 hapat që të garantojnë se edhe ti mund të bëhesh milioner kur të arrish të 30-at:
Ndiqni paratë. Në klimën e sotme të ekonomisë nuk mund të arrish statusin e milionerit vetëm duke kursyer. Hapi i parë është të fokusoheni në rritjen e të ardhurave dhe ta bëni përsëri këtë gjë. Filloni të ndiqni paratë dhe kjo do t’ju bëjë që të forconi të ardhurat tuaja dhe të vëreni mundësitë.

Mos u mburrni, por dallohuni! Tregojeni veten për etikën në punë, dhe jo për xhinglat për të cilat shpenzoni.

Kurseni për të investuar, mos kurseni për të ruajtur. Mënyra e vetme për të kursyer paratë tuaja është t’i investoni ato. Vendosini paratë tuaja në llogari të sigurta dhe të paprekshme. Për asgjë në botë mos i prekni këto para, as për raste emergjence. Kjo do të bëjë që të ndiqni hapin e parë (të rrisni të ardhurat).

Shmangni borxhet që nuk mund t’i shlyeni. Bëjeni rregullin tuaj, që të mos përdorni asnjëherë borxhe që nuk ju sjellin fitime. Njerëzit e pasur marrin borxh për të siguruar kthime të larta dhe për të rritur flukset e parave. Të varfërit marrin borxh për të blerë artikuj që i bëjnë të pasurit të pasurohen më shumë.

Trajtojini paratë si një i / e dashur xheloz. Miliona njerëz duan të kenë pavarësi financiare, por vetëm ata që e bëjnë atë një prioritet i fitojnë milionat. Që të bëhesh i pasur dhe të vazhdosh të jesh i tillë duhet patjetër ta bësh prioritet. Paraja është si një i dashur xheloz. Injoroje dhe do të injorojë, ose më keq akoma, ajo do t’ju lërë për dikë tjetër që e ka atë prioritet.

Paraja nuk fle. Paratë nuk duan t’ia dinë për orën, oraret apo pushimet, të njëjtën gjë duhet të bëni edhe ju. Paratë dashurojnë njerëzit që kanë një etikë të lartë në punë. Asnjëherë mos u përpiq të jesh më i zgjuari apo më fatlumi, ajo që duhet të bësh është të sigurohesh që njerëzit e tu po punojnë me zell.

Nuk ka kuptim të jesh i varfër. Hiqeni nga mendja idenë që ju bën të mendoni se të jesh i varfër është deri diku normale. Bill Gates thotë:”Nëse ke lindur i varfër, nuk është faji yt. Po nëse vdes i tillë, është faji yt.”
Merr një mentor milioner. Pjesa dërrmuese e jona janë rritur në shtresa të mesme ose të ulëta sociale dhe e kemi trajtuar veten brenda kufijve dhe ideve të kësaj klase. Merrni një mentor milioner personal dhe studiojeni atë. Shumë njerëz të pasur janë tejet bujarë me njohuritë dhe burimet e tyre.

‘Vërini’ në punë paratë tuaja për të bërë punët më të vështira. Të investosh është si ‘shpella e Susamit’ në rrugën drejt të qënit milioner dhe juve ju duhet të fitoni më shumë nga ‘puna’ e parave tuaja se sa nga puna juaj. Nëse nuk prodhoni para nga paraja, nuk do të mund të investoni. Qëllimi i investimit është arsyeja e vetme për të ndërmarrë hapat e tjerë, ndaj paratë tuaja duhet të punojnë për ju.

Qëllo me 10 milionë $, jo 1 milionë $. Nuk ka mungesë parash në këtë planet, ata që mungojnë janë vetëm njerëzit që kanë horizont të gjerë.
Aplikojini në jetën tuaj këto hapa dhe do t’ju bëjnë të pasur. Mënjanojini njerëzit që ju thonë se ëndrrat tuaja financiare janë pjellë e lakmisë suaj.