Si të bëni vendimet e duhura për karrierën tuaj

Zgjedhja e fushës së studimit, zgjedhja e karrierës perfekte, përpjekjet për të vendosur nëse duhet të lini punën tuaj dhe të kaloni në një tjetër – vendimet si këto mund të jenë sfiduese. Të gjithë shpenzojmë një kohë të madhe në punë dhe të gjithë dëshirojmë ta adhurojmë atë që po bëjmë. Por, rruga për të gjetur atë punë nuk është gjithmonë e qartë.

Fatmirësisht, ka veprime që mund të ndërmerrni për të zbuluar  atë që është e drejtë për ju. Përdorni këtë 5 hapa të përmbledhur nga Businessmag për të ngushtuar zgjedhjet tuaja dhe për t’u fokusuar në atë që është e rëndësishme.

Çfarë ju tregojnë ndjenjat tuaja?

Nëse dëshironi të gjeni një karrierë që ju përmbush, ajo duhet të përputhet me vlerat tuaja. Ndjenjat tuaja mund t’ju ndihmojnë ta kuptoni këtë, edhe nëse ende nuk u keni vënë emra vlerave tuaja.

Mendojeni kështu: Kur përballeni me një vendim të rëndësishëm, çfarë ndodh në mendjen dhe trupin tuaj? Zakonisht, para se logjika të hyjë në lojë, do të përjetoni një emocion të fortë. Kushtojini vëmendje atij. Emocionet tuaja janë të lidhura me atë që jeni në thelbin tuaj dhe mund të ofrojnë perspektiva të rëndësishme në lidhje me identitetin tuaj dhe vlerat që mund të jenë mbi vetëdijen tuaj në kohëra të caktuara.

Pra, mendoni për llojin e punës që po bëni tani, ose për llojin e punës që planifikoni të bëni. Çfarë ndjenjash dalin në sipërfaqe? Nëse ndjeni zemërim, trishtim, ose madje frikë dhe ankth kur shikoni alternativat në listën tuaj, konsiderojini këto sinjale alarmi. Nëse, nga ana tjetër, ndjeni lumturi ose entuziazëm, kjo tregon se ajo që po konsideroni mund të jetë një vendim i mirë.

Nëse nuk gjeni asgjë që të sjell emocione pozitive, rikthehuni në hapat fillestare. Vazhdoni të kërkoni për karriera të ndryshme derisa të gjeni diçka që përputhet me emocionet tuaja.

Çfarë është e rëndësishme për ju?

Pas lidhjes me emocionet tuaja, jeni gati për hapat e ardhshëm: identifikimin e vlerave tuaja.

Çfarë janë vlerat? Ato thjesht përcaktohen si ato që vërtetë kanë rëndësi për ju, ose “pse” ju. Pra, ato ju ndihmojnë të përcaktoni pse një vendim i caktuar është më i rëndësishëm për ju se një tjetër.

Të kuptuarit e vlerave tuaja do t’ju lejojë të bëni zgjedhje që përputhen drejtpërdrejt me atë që ju intereson – zgjedhje që do t’ju mbajnë të kënaqur për një kohë të gjatë.

Për shembull, le të themi se po përpiqeni të vendosni mes dy punëve që ju janë ofruar. Njëra është një punë korporatë e paguar mirë, ndërsa tjetra është një punë në një organizatë jofitimprurëse me një pagë të arsyeshme, por më të ulët. Nëse i kushtoni kohë indetifikimt të vlerave tuaja dhe zbuloni se ndihma ndaj të tjerëve është njëra prej tyre, por paraja nuk është kryesore në listën tuaj, kjo e bën vendimin tuaj për të punuar në organizatën jofitimprurëse pak më të lehtë.

Ka disa mënyra për të zbuluar vlerat tuaja. Njëra prej tyre është përmes vlerësimeve psikologjike formale. Testi im i preferuar është testi i personalitetit Enneagram, pasi rezultatet përshkruajnë tiparet dhe motivimet tuaja personale në kontekstin e rrethanave ideale dhe situatave të stresit, që mund t’ju japin një pamje më të gjerë për atë që jeni.

Nëse nuk dëshironi të përdorni një vlerësim formal, ka disa opsione të tjera. Testi i Pasionit nga Janet dhe Chris Atwood ju bën një seri pyetjesh dhe ju kërkon të rendisni interesat tuaja nga më të rëndësishmet në ato më pak. Shembuj të këtyre pyetjeve përfshijnë: “Për cilën temë do të mund të lexonit 500 libra ose të shikonit pafund video pa ndier lodhje?” dhe “Kush do të ishtë gjëja e parë që do të bënit nëse do të kishit një pasuri të pafundme?” Mund të duket e thjeshtë, por të kuptuarit e interesave tuaja në mënyrë të drejtpërdrejt dhe të sinqert mund t’ju ndihmojë të identifikoni vlera që më parë mund të ishin të vështira për t’u gjetur.

Çfarë është e rëndësishme për të tjerët?

Asnjëri prej nesh nuk ekziston në një vakum. Sipas të njëjtës mënyrë që është e rëndësishme të kuptoni se çfarë ka rëndësi për ju, është gjithashtu e rëndësishme të konsideroni se si vendimi juaj do të ndikojë në ata që i doni – sepse është shumë e mundur që do të ndikojë.

Nëse është partneri, anëtari i familjes, ose një mik, pyetini ata që do të preken nga zgjedhjet tuaja për mendimet, kontributin dhe ndjenjat e tyre. Kjo është shumë e rëndësishme nëse po merrni një vendim lidhur me karrierën tuaj. Shpesh, këto lloj zgjedhjesh kanë një ndikim të fortë në financat tuaja dhe stilin e jetesës, si dhe në sasinë e kohës që mund të dedikoni për marrëdhëniet e caktuara.

Për shembull, le të themi se ju ofrohet një punë për të cilën jeni i/e entuziazmuar dhe që përputhet me vlerat tuaja, por kërkon që të udhëtoni dy orë në punë çdo ditë. Mund të jeni në rregull me këtë personalisht, por duhet të pranoni se kjo është kohë që do të humbni për të kaluar me partnerin tuaj, familjen apo miqtë. Vendimi juaj, nuk ndikon vetëm në ju – ndikon edhe tek ata që ju interesojnë.

Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht që nuk duhet të pranoni punën. Megjithatë, mund të tregojë se duhet të merrni kohë për të negociuar ofertën për ta përshtatur më mirë me vlerat tuaja dhe ato të njerëzve rreth jush. Në këtë rast, mund të kërkoni nga menaxheri i rekrutimit një marrëveshje fleksibël e punës, në të cilën të shkoni në zyrë vetëm tre ditë në javë për të kufizuar udhëtimin.

Cili është realiteti i situatës?

Qëllimi i pyetjes është të sigurohesh që po bën zgjedhjet për arsye të sakta. Dëshironi të siguroheni që vendimi që po merrni bazohet në të dhëna të sakta, jo në një interpretim të gabuar të situatës suaj. Ndryshe, mund të përfundoni me pritshmëri të rreme ose të ndiheni të zhgënjyer nga zgjedhja që bëni.

Për t’iu përgjigjur kësaj pyetje, duhet të jeni objektiv dhe të merrni parasysh realitetet që rrethojnë opsionet tuaja, jo paragjykime tuaja.

Për shembull, le të themi se po mendoni të ndryshoni punë, sepse mendoni se bashkëpunëtorët tuaj nuk janë miqësorë. Para se të merrni vendimin e madh për t’u larguar nga organizata, pyesni, “A kam informacion që mbështet logjikën time, apo po bëj një supozim?” Mund të ndodhë që bashkëpunëtorët tuaj të duken jo miqësorë, por në fakt janë vetëm të zënë. Mund të jenë shumë të përqendruar në punë. Ose, mund të keni të drejtë dhe ata vërtet janë jo miqësorë. Nuk do ta dini me siguri derisa të tërhiqeni dhe të shikoni situatën objektivisht.

Shkruani një përshkrim të përvojave që keni pasur, që mbështesin logjikën tuaj, por mos përfshini ndonjë interpretim. Vetëm përshkruani çfarë ndodhi. Të ndaluarit dhe përshkruarit krijon një mundësi për të vlerësuar gjërat më qartë – dhe mund ta aplikoni këtë taktikë në çdo lloj situate.

Nëse akoma keni dyshim për të arritur në përfundimin e saktë, kontrolloni përfundimet tuaja me dikë që besoni, si një mik ose këshilltar.

Si t’i bashkoni pjesët së bashku?

Pas përgjigjes së këtyre katër pyetjeve, keni bazën për të marrë një vendim optimal. Por, ka ende një hap tjetër: të bashkoni të gjitha pjesët së bashku.

Si mund ta bëni këtë?

Filloni duke rishikuar të gjitha informacionet që sapo keni zbuluar. Për shembull, nëse po përpiqeni të vendosni për një opsion karriere, shqyrtoni emocionet që ndjeni duke shikuar opsionet tuaja për punë. Pyesni veten, “Si ndihem dhe pse ndihem kështu?”

Pastaj, rishikoni vlerat tuaja. A përputhen zgjedhjet e punës që ju entuziazmojnë me ato vlera? PO vlerat e të dashurve tuaj? Kjo duhet të ndihmojë në zgjedhjen e listës suaj.

Përfundimisht, jepni vetes një kontroll realiteti. A ka ndonjë faktor që shtyn vendimin tuaj dhe bazohet në supozime më shumë se në informacion?

Do të kërkojë kohë, por t’i kushtoni vëmendje të plotë çdo gjëje që do t’ju ndihmojë të arrini në një vendim racional dhe të përshtatshëm në lidhje me rrugën e karrierës që është më e mirë për ju, pa marrë parasysh situatën tuaj aktuale. Jo vetëm kaq, por edhe në nivel më të thellë, do të dini se vendimi që po merrni është i plotë përputhje me vlerat tuaja, emocionet tuaja, veten tuaj dhe njerëzit që i doni. Dhe kur bëhet fjalë për një vendim të madh si gjetja e rrugës së duhur për karrierën tuaj perfekte, kjo është pikërisht mënyra si duhet bërë.