Si të krijoni një strategji efikase të marketingut për media sociale në 2021

2020 nuk ishte e lehtë për askënd, por studimi i mënyrës se si kaloi viti jep një pasqyrë të vlefshme për ndërtimin e strategjisë suaj të marketingut të mediave sociale për vitin e ri. Një faktor ishte jashtëzakonisht i qartë; përfshirja nëpër rrjetet sociale është rritur dukshëm për shkak të COVID-19.

Konsulentët e marketing-ut të GeldTrade na japin disa ide dhe sugjerime që do të ndihmonin markat të pozicionohen për sukses në 2021.

Marketingu i mediave sociale bazuar në marrëdhënie

Mbajtja e angazhimit dhe rritjes në 2021 do të jetë shumë më e vështirë nëse i përmbahemi të njëjtave strategjive rutinë që kemi përdorur në të kaluarën. 2020 ka qenë një vit revolucionar, dhe vetëm shkathtësia juaj si brand do t’ju ndihmojë të ecni përpara.

Disa muaj më parë, një studim tregoi se rreth 75% e të anketuarve nuk i konsiderojnë reklamat si të vërteta. Kjo është shqetësuese, por edhe e kuptueshme, bazuar në rritjen e skepticizmit midis përdoruesve të mediave sociale. Me rritjen e akuzave për lajme të rreme dhe praktikave joetike të marketingut, kjo tendencë nuk është për t’u habitur.

Në 2021, tregtarët duhet t’i kushtojnë më shumë kohë ndërtimit të marrëdhënieve me punonjësit e tyre, klientët dhe ‘influencers’ të rëndësishëm.

Futni një shumëllojshmëri të platformave në strategjinë tuaj

Në Mars të vitit 2020, TikTok arriti kulmin, duke arritur rreth 76 milion shkarkime. Kjo ishte marramendëse dhe shumë më e lartë se parashikimet e vitit 2019.

Njerëzit duan të konsumojnë lloje të ndryshme të kontentit. Duket se sa më të shkurtëra të jenë këto video, aq më mirë, dhe ky fakt ka kontribar gjerësisht në suksesin e TikTok. Facebook e ka ndjekur shembullin duke rrëfyer historitë e Facebook dhe ‘Reels’ të Instagram. Edhe Youtube ka integruar funksionin e tij për video të përkohshme.

Kjo sugjeron që integrimi i disa prej këtyre platformave më të reja me rritje të shpejtë mund t’i japë markës tuaj shtytjen që i duhet.

Gjeneroni përmbajtje sociale dhe përfshihuni në aktivitete shoqërore

Trendi i ndikimit shoqëror ishte tashmë në listë në 2019 para se të fillonte pandemia. Trendi shpejt shpërtheu ndërsa nevoja për përmbajtje sociale u rrit jashtëzakonisht shumë.

Tani jemi në një fazë ku kompanitë të cilat heshtin për çështjet shoqërore shihen ose si të parëndësishme ose të papërgjegjshme nga audienca e tyre.

Konsumatorët thanë se nuk kanë respekt ose besnikëri ndaj bizneseve që heshtin për çështje të rëndësishme. Ky është realiteti i sotëm.

Qëndrimi juaj mbi këto çështje gradualisht do të bëhet pjesë e identitetit të markës suaj dhe do të ndihmojë në konsolidimin e bazës suaj, kështu që duhet të jeni të kujdesshëm në zgjedhjen e asaj që thoni.