Si te zgjedhesh agjencine e duhur per te shitur apo dhene me qira pronen tuaj?

Agjentët imobiliar të GeldTrade na tregojnë hapat qe duhen ndjekur per te perzgjedhur agjentin imobiliar te duhur ne Shqiperi. 

Per cdo person , prona eshte dicka shume me vlere dhe tregtimi i saj behet nganjehere edhe stresues dhe i lodhshem. Prandaj zyrat imobiliare vijne ne ndihme per tregtimin dhe marketimin e shitjes dhe dhenies me qira te pronave, per te lehtesuar kete proces.

Por duke qene se ka shume zyra te tilla behet e veshtire dhe perzgjedhja e zyres se duhur , me poshte do gjeni disa karakteristika qe ju ndihmojne  te perzgjidhni sa me mire dhe sa me shpejt agjencine imobiliare qe ben per ju:

  • Komunikimi: Pika e pare qe duhet te nis  perzgjedhja eshte komunikimi i duhur . Qe me komunikimin e pare ju do jeni ne gjendje te percaktoni nese ju pershtatet kjo agjenci qe ti besoni pronen apo jo, per vet faktin se i gjithe ky process eshte i bazuar ne komunikim.
  • Serioziteti : Duke e kaluar hapin e pare te komunikimit me pas do vleresoni seriozitetin, sa serioz jane. Fakti qe nje zyre e caktuar deshiron te bej te gjitha procedurat te rregullta, me prezantim agjenti nga afer  , me kontrate bashkepunimi, me mbledhje dokumentash, me proces fotografimi do thote qe jane serioz dhe duan te ecin sipas rregullave
  • Historiku : Historiku i zyres ndihmon ate te tregoje eksperiencen dhe arritjet , pavaresisht se nuk eshte nje indikator ne perzgjedhje ,por  eshte nje faktor pozitiv sidomos kur merret nje pershtypje, reference nga nje klient i meparshem i asaj agjencie.
  • Komisioni : Agjencite imobiliare operojne pergjithesisht me te njejtat komisione si ne shitje dhe qiradhenie , komisione qe agjencite serioze nuk i negociojne pasi jane per te gjithe njelloj dhe nese dikush do negocionte nje komision do ishte e padrejte per klientet e tjere. Ka dhe zyra te tjera imobiliare qe operojne me komisione poshte tregut te pergjithshem , por keshilla jone ne kete rast eshte mos perzgjidhni nga komisioni por nga vleresimi qe i jepni agjencise.
  • Zgjidhni nje agjenci qe ju ndihmon , agjencia imobiliare nuk duhet te jete vetem per shitjen ose dhenien me qira te prones por dhe per keshillimin e proceseve te ndryshme dhe ndihmesen ne ne to, keshillimin e rivleresimit , ndihmesen per procedura te ndryshme ne lidhje me zyren e kadastres, keshillimin ne lidhje me taksat e ndryshme , keshillimin ne lidhje me pronen , me cmimin etj
  • Shikoni se si i reklamojne pronat , beni nje kerkim te shkurter per agjencine qe do perzgjidhni. Faqja e webit eshte bere shume e rendesishme tashme per nje reklamim sa me te mire, shikoni nese ju pelqen menyra se si i reklamojne ata pronat. Shikoni si renditet ne google per kerkime te ndryshme . Jo agjenci qe reklamojne pronat ne cdo faqe njoftimi falas.
  • Besimi: Zgjidhni nje agjenci qe ju jep besim , ju jep besim qe do jete ne dispozicionin tuaj ne lidhje me cdo detaj te ketij procesi , ju jep besim se do do i permbahet kerkesave qe parashtroni, ju jep besim qe do jete korrekt dhe i ndershem deri ne fund te marredhenies.

Keto jane vetem disa nga pikat qe mund te vleresoni per te perzgjedhur zyren e duhur per te besuar pronen tuaj!