Si t’i përgatisni në shtëpi çajrat BIO

Barishtet që rriten në Shqipëri janë aq të larmishme sa mund të kënaqin shijet e çdokujt.

Barishtet më të përdorura shpesh janë në formën e shkurreve dhe prodhimtaria e tyre zgjat për vite të tëra. Për çajra bimorë mund t’i përdorni barishtet të freskëta, ose t’i thajë ato për më vonë gjatë vitit. Barishtet përdoren për gatim, por edhe për përgatitjen e çajrave ose bimëve mjekësore.

Këto çajra me përbërës natyralë dhe plot vlera, janë të jashtëzakonshëm.

1. Bimët e njoma

Gjatë verës ose në fillimet e vjeshtës, mos hezitoni të krasisni bimët dhe barishtet tuaja të preferuara dhe të rrisni sa më shumë prej tyre. Krasitja zakonisht bëhet duke prerë jo më shumë se një të tretën e gjatësisë së kërcellit.

Kujdes me bimën e livandos: kur ajo çel këpusni sythat e bimës sa më afër tokës.

Sigurohuni që të krasisni bimët e njoma herët në mëngjes pasi të jetë tharë vesa. Kujdesuni për këto bimë dhe largoni insektet ose gjethet e dëmtuara dhe lulet e thata. Në këtë mënyrë do të siguroheni që çaji që do bëni, do të ketë një shije të mirë.

2. Mbledhja e bimëve

Siç e thamë, duhet të mblidhni barishtet herët në mëngjes, pas tharjes së vesës dhe përpara se dielli të ketë tharë vajrat esencialë të tyre. Nëse dëshironi të mblidhni gjethet e bimës, këpusni degët në majën e tyre, aty ku formohen lulet. Nëse dëshironi, mblidhni lulet e bimëve kur të jenë të plota dhe të zhvilluara.

3. Një buqetë barishtesh

Mënyra më tradicionale për të ruajtur barishtet e preferuara është t’i mblidhni ato në tufa me 10 ose 15 degë dhe t’i varni kokëposhtë në një vend të freskët e të errët. Shtrëngojini kërcenjtë me një spango. Tharja mund të zgjasë deri në tre javë në varësi të bimës dhe përmbajtjes së lagështisë.