Si t’i vishni rrobat me vija këtë verë

Kryesorja është të njihni trupin tuaj dhe të dini se cili model më mirë ju përshtatet, dhe pastaj rrobat me vija i kombinoni me kujdes me pjesët e tjera të detajeve të modës. 

Të gjithë ne e dimë që vijat mund të zgjerohen, mirëpo kjo gjithashtu mund të duket mirë.

Nëse nuk jeni edhe aq e bujshme në zonën e gjoksit, vishni fanellë me vija horizontale. Nëse dëshironi pak më shumë vëllim t’i shtoni vitheve tuaja – vishni fundin me vija.

Sa më të gjera të jenë vijat shikimet gjithnjë e më shumë do të përqendrohen tek to, andaj kjo do të thotë që do të dukeni më e gjerë.

Sa më të gjata të jenë, është më e vështirë të fokusohen sytë vetëm në një vijë, që do të thotë se këto vija horizontale fillojnë të duken sikur lëvizin lart-poshtë, dhe kjo ju bën të dukeni më e gjatë dhe më e hollë.