Silvinjo me ide të qarta: Broja dhe Manaj mund të luajnë bashkë, nuk e mendoj Europianin

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, është shfaqur sot para mediave për të dhënë përshtypjet e fundit për kuqezinjtë para ndeshje miqësore që luhet nesër kundër Kilit në Parma.

“Lojtarët e dinë që Europiani ka shumë për të filluar. Ne jemi prej tre ditësh me lojtarët dhe flitet vetëm për Kilin dhe Suedinë. Ky është moment shumë i rëndësishëm për ne, për çdo lojtar, janë dy ndeshje shumë të vështira. Nuk besoj te miqësoret. Kili është shumë i fortë, jo vetëm Sançez, ka edhe një mesfushor pas të cilit çmendem si Perez, por edhe Etçeverria, lojtarë të fortë. Kili ka luajtur në 9 Botërorë, ka kaluar grupet, është mësuar të luajë kundër të gjithëve, Anglisë, Italisë, Brazilit. Tani për mua është shumë e veçantë të luaj ndaj tyre, se jam amerikano-jugor. Por janë të fortë, i respektoj shumë. Është një ndjesi tjetër, por e bukur. Jam i kënaqur që jam këtu dhe nesër do kemi një stadium të mbushur me shqiptarë dhe kjo na gëzon shumë që do të luajmë këtë ndeshje.

Është një moment i veçantë për ne, shumë i bukur, por edhe për çdo lojtar. Për herë të parë vijnë te ne Manaj e Hoxha, hera e dytë pak a shumë e Brojës dhe Muçollit. Tani ka ardhur Sherri se Berisha ka një problem të vogël. Në futboll mund të ndodhë gjithçka, është e drejtë që Manaj e Broja vijnë se po bëjnë mirë, janë të rëndësishëm, janë të ndryshëm në karakterisitika. Duhet të vlerësojmë, nuk janë në garë, por çdo ditë duhet të vlerësojmë çdo gjë, ata dhe çdo tjetër. Po, mund të luajnë bashkë, nuk është problem. Por ta shohim. Janë dy ndeshje të vështira. Unë kam mësuar që nuk mund të thuash nuk luhet ky me këtë. Sipas meje, nëse lojtari është i fortë dhe ekipi është në ekuilibër, mund të bëhet çdo gjë”, tha ndër të tjera Silvinjo.