Skoda planifikon prodhimin e një SUV të vogël me çmim ekonomik

Skoda po konsideron një SUV të ri të përmasave të qytetit për t’u bërë makina elektrike më e lirë në gamën e saj – me një çmim fillestar nën 16,000 euro në tregun evropian

Ata dëshirojnë që vetura e re elektrike ta përmbushë rolin e njëjtë me atë të veturës së qytetit Fabia, e pozicionuar si modeli më i gjerë i nivelit fillestar të Grupit Volkswagen në Evropë, pasi makina e vogël e qytetit VW Up do të ndërpritet në vitet e ardhshme.

Puna është duke u zhvilluar për të vlerësuar realizueshmërinë e projektit, i cili do të ishte si shtesë e tre SUV-ve elektrik – të udhëhequr nga makina e madhe me shtatë ulëse Vision 7S – të konfirmuar tashmë nga Skoda dhe të raportuara më parë nga Drive

Skoda veçse ka treguar planet e saja për një SUV të ri të vogël elektrik, i cili do të jetë model i ndarë identik me modelet e Cupra dhe Volkswagen – dhe do të bazohet në platformën më të lirë elektrike MEB “Lite” e zhvilluar për përdorim nga VW Group.

Por Zellmer tha se vetura e re e propozuar duhet të jetë më e vogël dhe më e lirë.