Shumica e prodhuesve të telefonave të mençur Android kanë prezantuar telefonat e tyre më të mirë kë të vit. Një prej atyre që një gjë të tillë akoma nuk e ka bërë është gjiganti japonez Sony.
Megjithatë, një gjë e tillë do të ndodhë shpejtë, pasi kompania ka njoftuar se do ta prezantojë telefonin e saj më të mirë. Gjigant teknologjik ka bërë të ditur se Sony Xperia 5 V, do të prezantohet të premten më 1 shtator në ora 16:00.
Kjo ngjarje e madhe do të transmetohet përmes kanalit zyrtar të Sony në YouTube. Madje Sony ka publikuar një “teaser” të shkurtër, ku lavdërohet me kamerat e telefonit që shkrepin fotografi me cilësi të lartë qoftë ditën ashtu dhe natën.
Përveç kësaj, Sony nuk ka dhënë detaje konkrete për këtë pajisje të shumëpërfolur. Sony Xperia 5 V, me numrin e modelit XQ-DE54, u shfaq në Geekbench. Aty u zbulua se kjo pajisje do të vihet në funksion nga procesori Qualcomm Snapdragon 8 Gen 2, që do të ketë 8 GB RAM. Natyrisht pritet që në ofertën e Sony të jetë edhe ai me 16 GB RAM, në versionin më të fuqishëm të këtij telefoni.