Sot ka ditëlindjen gjyshja më e famshme në Shqipëri, ja urimi emocionues i Besit

Sot për Bes Kallakun është një ditë e veçantë, pasi njeriu që atë e ka rritur feston ditëlindjen. Bëhet fjalë për gjyshen e tij, e cila është një personazh i njohur për të gjithë shqiptarët si Ija.

Besi nuk nguroj të publikojë një foto të saj në rrjetet sociale me rastin e këtij momenti. Sakaq, e ka shoqëruar me disa fjali tepër emocionuese, që çdo gjyshe do të donte t’i dëgjonte nga nipi i saj.

“Urime 83-vjetorin, Ija e tgjith shqiptareve! Trendafilja ime. Më lër të bie në prehrin tënd të ngrohtë! O hallemadhja ime shekullore! Të puth duart e tua, më të mirat në botë, I ngazëllyer të hesht me heshtje foshnjore”, ka shkruar aktori krahas fotos.

Kujtojmë që Besi e ka bërë Ijen pjesë të disa nga videoklipeve të tij, të cilat kanë pasur një sukses vërtetë të madh po ashtu shumë video me të në rrjetet sociale.

Fillimisht shumë njerëz e dinin se Ija ishte nëna e aktorit, dhe jo gjyshja, pasi vetë Besi kishte deklaruar kohë më parë në një intervistë që deri në 21 vjec flinte në një divan me të.

Ija është kthyer në një personazh shumë i dashur për publikun, kur shpeshherë ka marrë pjesë dhe në emsionte të ndryshme.