Statistikat e efektivitetit të marketingut të përmbajtjes

Ju kuptoni bazat e marketingut të kontentit, keni një ide për disa nga qasjet që do të merrni dhe tani po pyesni veten nëse marketingu i kontentit është me të vërtetë strategjia e duhur për ju.

Për t’ju ndihmuar të arrini sukses, ne kemi mbledhur disa nga statistikat më thelbësore të marketingut të kontententit si efektiviteti, suksesi, rritja, ROI, B2B, B2C dhe më shumë. Le të thellohemi në secilën nga këto pika.

Statistikat e efektivitetit të marketingut të përmbajtjes

Nëse do të investoni përpjekje në marketingun e kontentit ka kuptim vetëm nëse e bëni atë sa më efektivisht të jetë e mundur. Por a janë marketerët e kontentit tashmë efektivë?

Ja çfarë tregojnë numrat:

70% e marketerëve po investojnë në mënyrë aktive në marketingun e përmbajtjes.

84% e tregtarëve që kanë përdorur infografikë i konsiderojnë ato efektive.

Vendosja e një strategjie të marketingut të kontentit nuk është shaka — 60% e marketerëve më efektivë kanë një strategji të dokumentuar të kontentit.

73% e organizatave të mëdha punësojnë dikë për të menaxhuar strategjinë e tyre të marketingut të kontentit.

Statistikat e suksesit të marketingut të kontentit

Sigurisht, do të dëshironi të jeni të sigurt se po arrini sukses nga marketingu juaj i kontentit. Për sa i përket matjes së suksesit dhe ROI, këtu tregohet impakti i marketingut të përmbajtjes:

89% e marketerëve të videos thonë se video në përgjithësi u jep atyre një kthim të mirë të investimit.

Për çdo 100 Euro të shpenzuara në marketing, gjenerohen deri në 3.000 Euro në ROI, kjo varjon edhe nga produkti apo shërbimi që shitet.

Trafiku në internet është një nga KPI-të më të zakonshëm që synohet të arrihet me marketingun e përmbajtjes.

Statistikat e rritjes të marketingut të kontentit

A lidhet marketingu i kontentit drejtpërdrejt me metodat e rritjes? Absolutisht po.

80% e tregtarëve të videos thonë se video ka ndihmuar direkt në rritjen e shitjeve.

92% e tregtarëve raportuan që kompania e tyre e shikon kontentin si një aktiv të biznesit të tyre.

Statistikat e gjenerimit të marketingut të kontentit

Marketingu i kontentit është një mënyrë e shkëlqyer për të rritur gjenerimin e të ardhurave në mënyra të ndryshme. Disa mënyra rreth ksaj janë:

Marketingu i kontentit kushton 62% më pak se outbound marketing dhe gjeneron 3x më shumë fitim.

Kur bëhet fjalë për postimet në blog, postimet që kanë volum informacioni gjenerojnë 9 herë më shumë rezultate sesa homologët e tyre në formë të shkurtër.

Statistikat e marketingut të kontentit video

Marketingu i përmbajtjes video nuk është aq i vështirë sa duket. Kur keni një plan të përgatitur, bëhet gjithashtu jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe ja pse:

92% e tregtarëve që përdorin video thonë se është një pjesë e rëndësishme e strategjisë së tyre të marketingut.

85% e bizneseve përdorin video si një mjet marketingu, kjo tregon që konkurrentët tuaj ka të ngjarë ta përdorin atë.

Statistikat e marketingut të kontentit B2B

Mendoni se biznesi juaj B2B nuk ka nevojë për marketing të kontentit? Mendohu persëri. Thjesht hidhini një sy statistikave dhe do të shihni pse është absolutisht diçka që duhet ta bëni:

76% e blogerëve të marketingut B2B dhe 73% e rasteve të studimit publikojnë se:

Marketingu i kontentit është pjesë e 88% të strategjive të përgjithshme të marketingut B2B.

Statistikat e marketingut të kontentit B2C

Marketingu i kontentit është pjesë e shumë strategjive të bizneseve B2C dhe ka një arsye. Këtu keni një vështrim se si dhe pse marketingu i kontentit funksionon kaq mirë për B2C:

Marketerët më të suksesshëm B2C i kushtojnë kontentit 40% të buxhetit të tyre të marketingut.

¾ e marketerëve B2C raportojnë se kanë arritur jashtëzakonisht ose shumë sukses me anë të marketingut të kontentit.

Marketingu i përmbajtjes është një kanal i vlefshëm për të gjitha llojet e bizneseve.

Por mos harroni se marketingu i efektshëm i kontentit nuk ndodh brenda natës. Bëni hulumtimine për të përcaktuar si do të arrini sukses dhe si do të realizoni qëllimet tuaja në marketing. Hulumtoni edhe se si konkurentët tuaj e përdorin marketingun e përmbajtjes.