Suedia fiton Eurovisionin 2023. Kjo është hera e 7 që Suedia e fiton këtë trofe.
Fituesja e këtij viti ishte Loreen me këngën “Tattoo”, duke marrë pikët maksimale nga të gjitha këngët konkurruese. Suedia pati një mbështetje të madhe nga juria dhe nga publiku.
Në vendin e dytë u rendit Finlanda me 526 pikë me këngën “Cha Cha Cha” nga Käärijä, kënga ishte një nga më të preferuarat dhe të dashurat e publikut.
Në vendin e tretë u rendit Izraeli me 362 pikë me këngën “Unicorn”, kënga u pëlqye nga publiku por edhe nga juria.
Ndërkoh Albina dhe Familja Kelmendi kanë përfaqësuar Shqipërinë me këngën “Duje”. Kënga është vlerësuar me 76 pikë duke dalë në vend të 22.