Syri I Kaltër, Fluks Turistësh Të Huaj

Syri i Kaltër është vizituar këtë fillim vere nga dhjetëra turistë të huaj. Kjo natyrë e mrekullueshme me pyje dhe ujë të kristaltë është shijuar shumë nga vizitorët. Disa nga ata që e vijnë për herë të parë në Shqipëri thonë se nuk jua merrte mendja se ekzistonte një vend i tillë.

“Natyra është mrekullueshme, nuk e imagjinoja se ekzistonte një vend i tillë në Shqipëri. Jam nga Ukraina, është hera e parë që jam në Shqipëri. Do qëndroj 5 ditë në vendin tuaj të bukur edhe do të vij sërish”, thotë ajo.

‘Jam nga Ukraina edhe është vizita ime e parë në Sy të Kaltër. Është vend interesant dhe shumë i bukur”, thotë një tjetër turiste.

“Jam nga Kievi i Ukrainës. Është vend shumë i bukur me natyrë të mrekullueshme, na pëlqeu shumë. Po qëndrojmë në Ksamil, do ja sugjeroj miqve të vijnë të vizitojnë Shqipërinë për natyrën edhe njerëzit e mirë e të buzëqeshur. Këtu në uji i pastër”, shprehet një tjetër.

Një tjetër vizitor duket disi i zhgënjyer për atë çka gjeti tek Syri i kaltër. I ka bërë përshtypje që kjo zonë nuk është e zhvilluar.

“Kisha me shumë pritshmëri kur u nisa për këtu. Për natyrën e bukur dhe ujin e ftohtë të Syrit të Kaltër skam fjalë. Jam pak i zhgënjyer për mungesën e dyqaneve dhe për rrugën të gjithë janë duke ardhur këtu me makinat e tyre. Do ishte mirë të kishte dhe autobusë. Mendoj që kjo nuk është e drejtë”

Pasi kanë vizituar të gjithë këtë zonë kanë marrë dhe një kujtim me vete. Syri i Kaltër është shpallur monument natyre. Forma e tij është ovale e pak a shumë si sy ndaj dhe ka marrë emërtimin.

Thellësia e tij arrin deri në 45 metra. Është burim me ujë të ëmbël i rrethuar me bimësi të dendur.