Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sqaron të gjithë individët deklarues të DIVA se deri më 30 qershor 2021, duhet të plotësojnë vetëm periudhën tatimore 20-A, për vitin 2020.
DPT ka publikuar udhëzimin për mënyrën e plotësimit të saktë “Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave” (DIVA).
Në video e publikuar në DPT, shpjegohen të gjitha hapat që duhet të ndiqni për të plotësuar në mënyrë të saktë “Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave” (DIVA).
Cilat janë veprimet që duhet të kryeni? Ku duhet të klikoni për DIVA-n? Çfarë duhet të keni parasysh kur plotësoni DIVA?
“Deklarata gjenerohet e paraplotësuar automatikisht me të dhënat e të ardhurave vjetore bruto nga pagat apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit për individët, si edhe me përllogaritjen e Tatimit mbi të Ardhurat nga Punësimi”- bën të ditur DPT.hi










