Të ardhura rekord për arkën e shtetit

Në arkën e shtetit u futën më shumë se 530 miliardë lekë ose rreth 5.1 miliardë euro deri në fund të muajit të shkuar. Të dhënat nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë tregojnë se në raport me harkun e muajve janar-tetor të një viti më parë, të ardhurat janë zgjeruar me gati 55 miliardë lekë apo 11.4 për qind.

Taksat që bizneset paguajnë mbi fitimet e tyre dhe individët nga paga që marrin janë dy nga zërat që kanë ndikuar në mbledhjen e të ardhurave, më shumë se edhe në parashikimet më optimiste. Gjithashtu më tepër para’ janë arkëtuar nga akciza mbi cigaret, karburanti dhe pijet alkoolike. Ndërkohë rënia e çmimeve të Europë ka ndikuar në grumbullimin e më pak parave nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar në import. të ardhurat janë rrudhur edhe në drejtim të taksave dhe rentës minerare.

Kryesisht për investime në investime në infrastrukturë, në harkun e muajve janar-tetor kanë dalë nga arka e shtetit 482.6 miliardë lenë. në raport me një vit më parë shpenzimet janë rritur me gati 17 miliardë lekë apo 3.2 për qind.

Pavarësisht zgjerimit të lehtë të shpenzimeve, mbledhja e më shumë të ardhurave ka bërë që ekonomia ta mbyllë bilancin e muajve janar-tetor me një bilanc pozitiv, duke kursyer 48 miliardë lekë.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë tashmë planifikon që deri në fundin e vitit të mbledhë 650.1 miliardë lekë nga 631.7 miliardë që besonte në fund të vitit të shkuar kur harkohej projektbuxheti.