Të ardhurat nga pushteti vendor llogariten rreth 8.3 miliardë lekë

Gjatë 4-mujorit të parë të këtij viti të ardhurat nga pushteti vendor llogariten rreth 8.3 miliardë lekë.

Të ardhurat nga pushteti vendor përbëhen nga tre zëra kryesorë, të ardhurat nga taksa e pasurisë, taksa mbi biznesin e vogël dhe taksat lokale.

Nga taksat lokale të ardhurat gjatë 4 muajve të parë të vitit llogariten mbi 6 miliardë lekë nga 4.2 miliardë lekë që u mblodhën gjatë 4-mujorit të parë të 2020-s.

Sipas raportit mbi treguesit fiskalë të publikuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, të ardhurat nga taksa mbi pasurinë llogariten 1.9 miliardë lekë, nga 1.1 miliardë lekë që u mblodhën në të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.

Nga taksa mbi biznesin e vogël u mblodhën 255 milionë lekë në buxhet nga 288 milionë lekë që u mblodhën në 2020-n.

Ndërkohë, qeveria planifikon që gjatë vitit 2021 të ardhurat nga pushteti vendor të arrijnë në 25.4 miliardë lekë.