Kur duhet të blesh apo të shesësh shtëpi gjatë vitit…

Kur vendosim të shesim pronën tonë, pyetja e parë që na vjen në mendje ështe: “A është momenti i duhur apo duhet të pres?”.
E njëjta pyetje vlen edhe për blerësit. Nëse do t’i referoheshim të dhënave prej eksperiencës në fushën imobiliare, atëherë themi se momenti më i përshtatshëm për të blerë apo shitur shtepi është periudha e pranverës.
Ka disa arsye përse duhet të merrni në konsideratë shitjen ose blerjen e një prone në fundvit. Konsulentët imobiliar të GELDTrade na shpjegojnë arsyet:

1. Mungesa e garës

Duke qenë se numri i pronave të reja të listuara është më i ulët, do të thotë se blerësit kanë më pak prona për të vlerësuar, ndaj bëhen më pak kërkues. Kjo rrit mundësinë e mbylljes së më shumë kontratave. Duke e parë dhe nga ana e blerësit, për shkak të pasjes së më pak kërkesave, atëherë kanë mundësi ta shikojnë më me qetësi një pronë, mund të bëjnë negociata më lirshëm pasi dhe mundësia që shitësi të japë një cmim më të ulët është më e lartë. Për më tepër për shkak të pushimeve, axhendat janë më pak të ngarkuara dhe blerësit mund të përshtaten më lirisht me shitësit në orare vizitash.

2. Është koha e lëvizjes dhe transferimeve

Në bazë të statistikave, fundi i vitit shpesh konsiston me rifillimin e një pune të re, emërimi të ri dhe rrjedhimisht me nevojën për blerjen e një apartamenti që plotëson më mirë nevojat e familjes ose edhe ndërrimin e apartamentit të kahershëm me qira me një të ri më pranë punës. Ndaj presioni i kohës është sfidë për agjentin imobiliar, cka do të thotë që duhet të gjejë atë të duhurën në hark kohor të shkurtër, po njëkohësisht dhe benefiti i tij, duke qenë se pretendimet për pronën perfekte bien. Blerësi apo qiramarrësi lëshon pe në kërkesat e tij.

3. Blerësit janë më të interesuar

Pavarësisht se mund të mendoni që të gjithë janë të angazhuar me përgatitjet për festat e fundvitit, ndoshta nuk e keni menduar që pikërisht këtë periudhë ata kanë më shumë kohë të lirë për tu përkushtuar në gjetjen e shtëpisë së duhur për familjen e tyre. Serioziteti në kërkimin real të një prone rritet, duke qenë se fundi i vitit do të dëshironin t’i gjente duke zbukuruar dhe shijuar ambientin e ri.

4. Zbukurimet e festave janë më tërheqëse

Besoj se të gjithë e dimë se si duket qyteti jonë para festave, aq më tepër në ditët e zymta gri të dimrit. Ai shndërrohet totalisht gjatë muajit dhjetor duke ndricuar në cdo cep, është plot ngjyra dhe automatikisht të jep ndjësi pozitive. Në momentin që dikush që është i interesuar për të blerë pronë, tërhiqet më shumë kur lagjia është e zbukuruar. Gjithashtu një apartament i brendshëm me atmosferë festive do të ishtë me i ngrohtë dhe i pëlqyeshëm. Entuziazmi me të cilin përjetoni festat, ju con gjithashtu drejt një vendimi më impulsiv dhe të shtyrë nga dëshira për një ambient të ngrohtë familjar. Më shumë emocion feste, do të thotë më shumë blerje.
Ne ja u renditëm arsyet dhe përfitimet që keni si shitës dhe si blerës për të vendosur ta shisni apo ta blini pronën tuaj. Ju takon juve të vendosni nëse do të veproni shpejt, apo do të prisni. 

GELDTrade.al