Të blesh një shtëpi në 7 hapa

Konsulentët imobiliar të GeldTrade na tregojnë 7 hapat për të blerë një pasuri të paluajtshme.

Hapi 1 – Gjej pronën tënde në website-et e agjensive imobiliare.

Sot, agjensitë imobiliare janë kthyer në një instrument të shpejtë dhe shumë efikas, përsa i përket asistimit dhe ndërmjetësimit në shitjen, blerjen apo dhënien me qera të apartamenteve dhe jo vetëm.  Prandaj, hapi i parë që duhet të bëni është të vizitoni wesite-et e tyre, ku gjeni të listuara një mori pasurish të paluajtshme në zona te ndryshme. Pasuri të cilat i përgjigjen buxhetit dhe nevojave tuaja.

Hapi 2 – Kontakto me një konsulent imobiliar.

Të gjesh shtëpinë e duhur ndërmjet një liste aq të gjate në website nuk është aq e lehtë dhe për këtë ju nevojitet një njohës shumë i mirë i pasurive, të cilat keni pikasur, me të mirat dhe të metat e tyre. Konsulentët imobiliarë janë profesionistë, të cilët kanë akses në informacione dhe të dhëna për pronën, të cilat nuk janë të njohura publikisht. Ata do t’ju mundësojnë një orientim për të gjetur shtëpinë tuaj ideale. Do t’ju bëjnë të njohur avantazhet dhe disavantazhet e një investimi kaq të rëndësishëm sic është blerja e shtëpisë apo e cdo pasurie tjetër të paluajtshme. Do t’ju propozonjë shtëpinë që i përshtatet më së miri kushteve dhe kritereve tuaj.

Hapi 3 – Gjej financuesin tënd.

Shpesh herë zgjidhja optimale është “Kredia”. Përpara se të vendosni të merrni një kredi në bankë sigurohuni që keni gjetur kredinë që kënaq më së shumti interesat tuaja. Duhet të merrni parasysh 3 elementët përbërës të një kredie hipotekore përpara se të bëni zgjedhjen përfundimtare.

  • Shuma e kredisë
  • Norma e interesit
  • Afati i kredisë

Kërkoni për ofertën më të mirë, sepse konkurenca ndërmjet bankave është e egër, dhe megjithëse interesat mund të mos kenë shumë ndryshim, kostot që bankat vendosin për shërbimet e tyre në formën e tarifave mund të variojnë.

Përpara se të zhvendoseni në shtëpinë e re, secili duhet të mendojë se sa do të jenë kostot që duhet të përballojë për të qëndruar në këtë shtëpi. Shumë ekspertë financiare sugjerojnë që kësti juaj mujor i kredisë të mos kalojë 28% të të ardhurave mujore bruto dhe se detyrimet totale mujore të mos kalojnë 36% të të ardhurave mujore bruto.

Hapi 4 – Vizito pronën e zgjedhur.

Konsulenti imobiliar do t’ju vërë në dispozicion informacion të detajuar mbi cilësinë, variacionet e cmimeve e shtëpive në një apo disa zona të caktuara, garancite ligjore, shërbimet e zonës ku ndodhet pasuria, defektet e saj, amortizimet që i duhen bërë etj. Tregu i pasurive të paluajtshme nuk është një treg i qendrueshem, prandaj dhe vlera e pasurive ndryshon në varësi të kohës kur kryhet blerja. Për shkak të shume faktoreve shtëpitë nuk kanë të njëjtën vlerë si në kohën e blerjes prandaj, për të zhgjidhur dilemat e këtij lloji, së bashku me konsulentim imobiliar që ke zgjedhur, vizito nga afër shtëpinë dhe bindu se ajo i përgjigjet pritshmërive të tua dhe është egzakt ajo që ti po kërkon. Sigurohu t’i kesh kuptuar mirë të gjitha pikat e kontratës, vecanërisht në rastet e blerjes së një shtëpie në rezidencat e reja dhe kontratën do të të duhet ta lidhësh me sipërmarrësin.

Hapi 5 – Verifiko titullin e pronësisë.

Shpeshherë na ndodh që pasi investojme kohën tonë në gjetjen e shtëpisë ideale, kuptojmë që pronar i sendit nuk është ai me të cilin ne kemi kryer negociatat për kalimin e të drejtës së pronësisë. Akoma më keq është në ato raste kur ne kemi harxhuar jo vetëm kohën por edhe paratë tona me jopronarin e sendit dhe bëhet thuajse i pamundur kthimi mbrapsht i parave. Prandaj për të krijuar një “pritë” gjithë këtyre pasojave negative dhe zvarritjes së pafundme nëpër gjykata, sigurohuni në fillimim që keni hyrë në negociata me përsonin pronar të sendit. Sigurohuni që prona është e tij. Kërkoji për te verifikuar dokumentat e pronësisë. Sigurohu që prona është e lirë nga cdo lloj pengu apo hipoteke.

Hapi 6 – Negocio fort cmimin e shitblerjes.

Të biesh dakord për të hequr para nga buxheti yt është e vështirë, qoftë edhe kur e bën për qëllime të mëdha e jetike. Për të bërë tënden një shtëpi të duhet të heqësh jo pak para, prandaj, pasi të kesh ezauruar të gjitha etapat e mësipërme, negocio shumë fort për cmimin që do paguash. Negocio deri në fund, por mos hiq dorë kur ke gjetur shtëpinë që dashuron.

Hapi 7 – Merr çelësat e apartamentit.

Ta gëzosh shtëpinë e re!