Atmosfera brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë po bëhet gati të ndryshojë drastikisht këtë fundjavë. Pas debateve të ashpra dhe dinamikave të tensionuara të ditëve të fundit, Vëllai i Madh ka vendosur të organizojë dasmë , e cila është konfirmuar zyrtarisht se do të mbahet këtë të diel në orën 21:00.
Por, ndryshe nga herët e tjera, këtë herë misteri është më i madh se kurrë dhe protagoniste absolute e diskutimeve duket se është Elijona.
Ndërsa banorja Dolce kishte fuqinë të caktonte tre çifte brenda shtëpisë, produksioni ia la në dorë publikut “timonin” për të vendosur fatin e banorëve të tjerë dhe për të krijuar dy çifte të reja përmes komenteve dhe pëlqimeve. Dhe pikërisht këtu ka shpërthyer rrjeti. Nga ajo që shihet qartë në fluksin e komenteve në faqen zyrtare, fansat janë të ndarë në dy kampe të mëdha, por me një emërues të përbashkët: Elijonën. Dilema e madhe e audiencës është se kë duan të shohin si “dhëndër” në krah të saj.
Kërkesat janë të larta dhe gara është e ngushtë. Një pjesë e konsiderueshme e audiencës po kërkon me ngulm ta shohë atë krah Klodit, duke shpresuar për një dinamikë interesante mes tyre, ndërsa një grup tjetër masiv po bën tifo për një afrimitet skenik me Londrimin. A do të kemi një surprizë të pakëndshme për ndonjërin nga djemtë, apo publiku do të vendosë për një tjetër skenar? Gjithçka mbetet të shihet nesër në spektaklin Prime, ku do të zbulohen emrat e çiftit që do të na mbajnë mbërthyer para ekranit të dielën. / Prive By Liberta Spahiu










