Tendencat e çantave të plazhit

Çantat e plazhit nuk janë vetëm një nga aksesorët më të nevojshëm në plazh, por dhurojnë edhe një look të freskët plot ngjyra. Në këtë verë do të rikthehen copat e lehta si pambuku, për ata që duan çanta më të thjeshta, ndërsa për adhurueset e stilit janë çantat e thurura me fije kashte.

  1. Le Pandorine

Për këtë verë marka Le Pandorine propozon një çantë plazhi me kashtë dhe doreza prej cope. Nuk mungon as shkrimi tipik i markës që shenjon modelin e çantës “Serendipity”.

  1. YNot? Milano

Një shpërthim ngjyrash janë çantat e markës YNOT? Milano. Çantat e plazhit të koleksionin capri janë aksesori perfekt për një look të shkëlqyer gjatë ditëve në breg të detit.

  1. H&M

Për ditët që duhet të kaloni në plazh brand-i low cost H&M propozon një çantë prej cope me viza, që kujton motivin “marinar”. E përsosur për ata që duan të kenë një stil të thjeshtë. Po ashtu, H&M ka hedhur në treg edhe modelin e thurur me fije kashte, që është një nga tendencat e modës këtë verë.

  1. Mango

Për verën e 2020-ës Mango propozon çanta me gjethe palme dhe kokosi si dhe modele me thurje. E shkëlqyer për t’u përdorur si për ditët në pishinë, ashtu edhe për shëtitjet në breg të detit.

  1. Liu Jo

Kushtuar atyre që nuk duan të heqin dorë nga stili dhe eleganca edhe nën çadër, Liu Jo ka hedhur në treg çantën e plazhit të realizuar me letër tekstile, në një ngjyrë neutrale, me doreza prej cope me viza për të dhuruar sharm dhe stil.

  1. MC2 Saint Barth

Ngjyroseni verën tuaj me çantën e plazhit prej cope Canvas të markës MC2. Modeli Saint Barth ka dhjetëra variante, njëra më e ngjyrosur se tjetra, për t’ju dhuruar një look harmonik dhe argëtues