Tender 72 mln leke per prishjen e objekteve të tërmetit në Bashkinë Krujë

Agjentët e konstruksionit të GELDTrade tregojnë se Bashkia Krujë ka shpallur një tender me fond 72.3 milionë lekë, për shembjen e objekteve të dëmtuara nga tërmeti i datës 26 nëntor.

“Brenda këtij procesi pune do të përfshihen të gjitha proceset e punës së domosdoshme për prishjen e strukturave shumëkatëshe, duke filluar nga rrethimi i shesheve respektive, sigurimi i shesheve, masat e sigurimit teknik, skelaritë e nevojshme dhe procesi i prishjes sipas përcaktimeve në preventive, duke filluar nga strukturat e mbulesës (soletat), prishjet e strukturave të betonit e beton armesë, prerjet e hekurave që pengojnë ngarkimin në mjet, prishjen e themeleve, copëtimin e materialit për tab ere të përshtatshëm për ngarkim në mjet” shkruhet në detajet bashkangjitur tenderit. Sipas dokumentacionit, afati kohor për shembjen e objekteve të dëmtuara është 12 muaj, që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues.

GELDTrade.al