Tesla – veturat gjithnjë e më të shtrenjta

Tesla ka rritur sërish çmimet për të gjitha modelet e veturave të saja në Shtetet e Bashkuara. Kjo është pasojë e problemeve të vazhdueshme në zinxhirin e furnizimit global dhe rritjes së çmimeve të lëndëve të para.

Kompania po rrit çmimin e modelit Y me rreze të gjatë nga 62,990 dollarë në 65,990 dollarë, pasi disa dërgesa u vonuan për një muaj tjetër.

Rritja prej 5 për qind vjen si pasojë e rritjes së çmimeve të lëndëve të para për alumin dhe litium, të cilat përdoren në makina dhe bateri. Prodhuesit e veturave po luftojnë për të blerë çipa dhe elementë të tjerë për shkak të mungesave në të gjithë industrinë.

Banka globale e investimeve Credit Suisse tha se rritja e çmimit në disa raste përfaqëson rritjen e katërt të çmimit në Shtetet e Bashkuara në vitin 2022. “Disa rritje çmimesh ka të ngjarë të ulin kërkesën. Gjithashtu, Tesla ka ende kufizime në ofertën e saj për momentin.”