Thinking Machines teston një model AI që ju dëgjon dhe në momentin kur përgjigjet


Thinking Machines Lab, startup-i i inteligjencës artificiale i themeluar vitin e kaluar nga ish-CTO e OpenAI, Mira Murati, ka prezantuar një koncept të ri të quajtur interaction models, një qasje që synon ta bëjë AI më ndërvepruese, madje edhe të aftë të të ndërpresë gjatë bisedës.

Deri tani, pothuajse çdo model AI funksionon sipas të njëjtës logjikë: përdoruesi flet, modeli dëgjon; modeli përgjigjet, përdoruesi dëgjon. Thinking Machines Lab po përpiqet ta ndryshojë këtë paradigmë duke ndërtuar një model që përpunon hyrjen dhe gjeneron përgjigje njëkohësisht, duke e bërë komunikimin më të ngjashëm me një telefonatë sesa me një zinxhir mesazhesh.

Termi teknik për këtë është full duplex. Sipas kompanisë, modeli i saj TML-Interaction-Small arrin një kohë reagimi prej rreth 0.40 sekondash, afërsisht sa shpejtësia e bisedës natyrore njerëzore dhe dukshëm më e shpejtë se modelet e krahasueshme nga Google dhe OpenAI. Në teori, kjo do të thotë se AI nuk pret që ti të mbarosh plotësisht fjalinë për të reaguar, por fillon të përgjigjet në kohë reale, duke krijuar një ndjesi dialogu të vazhdueshëm.

Megjithatë, kompania thekson se kjo është ende në testim e sipër, jo një produkt përfundimtar. Modeli nuk do të publikohet menjëherë për përdorim të gjerë. Një “preview i kufizuar kërkimor” pritet të vijë në muajt e ardhshëm, ndërsa një prezantimi më i gjerë është planifikuar për më vonë gjatë vitit.

Vlerësimi i kësaj risie mbetet i hapur. Nga ana teknike, rezultatet dhe benchmark-ët duken mbresëlënës, dhe ideja që ndërveprimi të jetë i integruar natyrshëm në vetë modelin është padyshim interesante.



Burimi Geekroom.al