Tirana inc. inkubatori i parë për studentët të cilët kanë një ide biznesi

Programi i inkubimit fillon në Shtator 2021 dhe do të përmbyllet në Dhjetor me një Demo Day.

Një iniciativë e universiteteve Shqiptare me mbështetjen e EU for Innovation dhe implementuar nga GIZ Dhe Preneurz.Amsterdam, Tirana inc është inkubatori i parë për studentët dhe të sapodiplomuarit të cilët kanë një ide biznesi.

Tirana Inc. Do të jetë destinacioni kryesor për të gjithë të rinjtë ambiciozë me shpirt sipërmarrës të cilët duan të themelojnë biznesin e tyre.

Tirana Inc. vjen si një iniciativë e 5 Universiteteve: Universiteti Politeknik i Tiranës (FTI dhe FAU), Universiteti i Tiranës (FE), Universitetit Epoka, Polis, dhe Metropolitan Tirana, mbështetet nga programi EU for Innovation dhe implementohet nga Preneuz Amsterdam.

Gjatë 100 ditëve, 10 skuadrat e përzgjedhura do ndjekin sesione mentoruese individuale ose në grup nga akademikë, profesionistë dhe sipërmarrës të huaj dhe shqiptarë, do kenë mundësi të bëhen pjesë e eventeve networking si dhe të shpërblehen me çmime monetare apo të gjejnë mundësi financimi për idenë e tyre ndër investitorë gjatë prezantimit në Demo-Day.

Duke bërë pjesë e këtij programi studentët do të mësojnë sesi të nisin dhe drejtojnë një kompani të suksesshme, të marrin pjesë në sesione individuale mentorimi me sipërmarrës shqiptarë dhe të huaj, të kenë akses në një komunitetet themeluesish pasionantë si dhe një çmim prej 5,000 euro për idenë më të mirë.

Programi i inkubimit fillon në Shtator 2021 dhe do të përmbyllet në Dhjetor me një Demo Day.

Aplikimet janë tanimë të hapura dhe të interesuarit mund të aplikojnë në grup ose individualisht në faqen e web: https://www.tirana-inc.al/apply-now