Tiranës më në fund i vjen buzëqeshja në këtë sezon të ri të Abissnet Superiore. Në ‘Selman Stërmasi’ skuadra bardheblu asfaltoi Vorën në sfidën e javës së tretë duke e fituar këtë ndeshje me rezultatin e thellë 4-0.
Tirana ishte dominuese në lojë dhe e nisi spektaklin e saj të golave në minutën e 14 teksa mori avantazhin me Kish që shënoi pas një asisti të Berishës në përfundim të një aksioni personal të këtij të fundit.
Bardheblutë nuk kishin ndërmend ta linin me kaq dhe në minutën e 36 dyfishuan shifrat në 2-0, këtë radhë me Redon Xhixhën i cili u shërbye nga Kish për të mposhtur portierin Harizaj. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 2-0 për Tiranën.











