Një lagje tjetër e Tiranë do të shndërrohet në një zonë me infrastrukturë bashkohore dhe ambiente moderne multifunksionale për banorët e qytetit.
Në rrugën “Myslym Keta”, njësia 4 në Tiranë, një pallat që është vlerësuar i pabanueshëm për shkak të tërmetit të 26 nëntorit 2019, shumë shpejt do nisë puna për transformimin në një lagje të re, moderne, me infrastrukturë bashkëkohore për banorët.
Plani i ri për zhvillim, i miratuar nga këshilli bashkiak, parashikon rindërtimin e objekteve të banimit sipas standardeve ndërkombëtare të sigurisë Eurocode 8.
Tre kënde lojërash dhe një çerdhe për fëmijët krahas infrastrukturës së re dhe hapësirave të gjelbëruara për banorët do të sjellin një realitet të ri ekonomiko-social në këtë zonë.
Burimi/ Radari.al











