Toka të papunuara, më shumë taksim për fermerët

Fermerët të cilët nuk punojnë tokën por e lënë djerrë do të ndëshkohen. Ky është paralajmërimi i kryeministrit Rama në një takim me fermerët nga Korça duke bërë të ditur se do të taksohen më shumë nëse nuk i punojnë apo t’i japin me qira tokat e tyre.

Kryeministri Rama përmendi dhe arritjet e sektorit të bujqësisë të cilat i rendit më të mira se të vendeve të rajonit.

Sipas kryeministrit do të investohen 150 milionë euro në bujqësi të cilat me programin e ri të hartuar do të bëjnë të mundur të mbështesin më shumë fermerë për të shtuar kapacitetet frigoriferike për të rritur vlerën e produkteve.