Topi i Artë/Rodri fiton çmimin më të lakmuar për futbollistët

“France Football” dorëzon sot trofeun e “Topit të Artë”, për herë të parë në bashkëpunim me UEFA, në ceremoninë që u zhvillua në Paris. Ky çmim special u fitua nga mesfushori spanjoll Rodri.

Ai ka lënë pas Vinicius Junior dhe Jude Bellingham për t’u shpallur si lojtari më i mirë i këtij viti. Një çmim ky i mbushur me polemika, me rrjetin që ka “shpërthyer” në protesta, pasi si fitues deri disa orë më parë shihej braziliani i Realit, Vinicius.

Klubi madrilen, vendosi që të bojkotonte ceremoninë e mbajtur në Paris, me asnjë lojtar, staf ose drejtues që nuk udhëtoi drejt kryeqytetit francez.